Rafael Benitez: Napoli im si Liverpuli
Rafael Benitez ndjehet i lumtur me Napolin që po ndërton. Trajneri spanjolli është shumë i kënaqur nga prurjet e reja në merkato, dhe synon që me këtë grup të luftojë në tre fronte. Benitez mbërriti te Napoli në fillim të këtij sezoni dhe fruti i punës që ka marr deri tani nga skuadra është tejet pozitiv. Pas largimit të Edison Cavanit për te Paris San Germain, Rafa e shfrytëzoi për të rrëmbyer lojtarë të klasit botëror si Reina, Albiol apo Gonazalo Higauin të cilat ja shtojnë më shumë praninë e spajollëve në skuadër. Gjatë konferencës për shtyp te dhënë për mediat italiane Rafael Benitez shpreh me nota optimiste projektin e ri që po nis klubi. Një projekt që për 4-5 vite me lojtarët e ardhur mund të sjell edhe shume trofe por duhet një përmirësuar edhe në sektorin e të rinjve.
Trajneri spanjoll më pas foli edhe për merkato ku theksoi se drejtori sportiv Bigon po punon për të blerë lojtarë të tjerë që mund të përmirësojnë aspektin cilësor të skuadrës por duhet pasur kujdes edhe në buxhet. Benitez po kërkon të ndërtojë një Napoli të stilit Liverpul me një skemë ofensive. Ku rolin e Gerrrard do t’ja besojë Hamsik ndërsa në sulm është i kënaqur me Higuain dhe është në pritje të një transferimi tjetër.
Për luftën për titull strategu i Napolit sheh Juventusin si një rival shumë të fortë por me përforcimet e bëra ndjehet i gatshëm që t’i hap luftë dhe pse jo të synoj edhe titullin.