E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tallet gazetari: Suarez të luaj në Shqipëri

Mediat britanike janë tallur me të ardhmen e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez si dhe me nivelin e futbollit të Shqipërisë.

Analisti britanik, Chris Wheeler duke komentuar lëvizjet dhe thashethemet e fundit, ka shkruar “Drejt largimit, pasi durimi i Liverpoolit po harxhohet. Do të doja ta shihja atë të luante për një klub në Shqipëri”.

Një gjë të tillë, gazetari e thotë me ironi duke u nisur nga temperamenti i Suarez, gjaknxehtësia e të cilit i ka kushtuar shumë ekipit të Liverpool-it.

Wheeler shprehet se, uruguaiani do të largohet kur Liverpool-it t’i soset durimi.

Të kujtojmë se reprezentuesi uruguaian është duke kërkuar largimin nga Liverpoolit, ndërsa destinacion i tij i radhës mund të jetë Arsenali.

Më poshtë mund të shihni fjalët në origjinal të gazetarit dhe analistit Chris Wheeler, në pjesën kur flet për Suarez:

CHRIS WHEELER @ChrisWheelerDM
Rooney - To go to because it looks like there’s no turning back now. He wants Chelsea. United want anyone but Chelsea.
Bale - To stay. Spurs simply have to keep him until next summer or their season is already over.
Suarez - On his way once Liverpool’s patience snaps. I’d like to see him playing for a club in Albania.
Fabregas - Tough one but surely United can’t miss out on another world-class midfielder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›