E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafineria Amuay e Venezuelës rifillon punën pas zjarrit

Gazeta Shqip

Rafineria më e madhe e naftës në Venezuelë u rikthye në punë disa ditë pasi një shpërthim i madh shkaktoi vdekjen e 42 punëtorëve, njoftoi kompania shtetërore e naftës PDVSA.

Shpërthimi që ndodhi të shtunën e kaluar u vuri flakën rezervuarëve të naftës duke shkaktuar dëme të mëdha. Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur, por zyrtarët kanë sugjeruar se bëhet fjalë për një rrjedhje gazi.

Kritikët e kanë akuzuar kompaninë për neglizhencë në mirëmbajtjen e zakonshme për shkak se fitimet e saj i janë transferuar qeverisë së Presidentit Hugo Çavez, i cili i përdor për programe populiste që synojnë të ruajnë pushtetin e tij.

Rafineria ka kapacitet të përpunojë 645 mijë fuçi nafte në ditë. Bota aktualisht konsumon rreth 100 milionë fuçi nafte në ditë.

Rafineria Amuay e Venezuelës rifillon punën pas zjarrit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›