E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme vetëvrasëse pranë bazës së NATO-s në Afganistan

Gazeta Shqip

Një sulm i dyfishtë vetëvrasës pranë një baze të NATO-s në Afganistanin Qendror vrau së paku nëntë civilë dhe katër policë, thanë zyrtarët vendës.

Sulmi që ndodhi herët në mëngjes në provincën Vardak shkatërroi disa shtëpi dhe pjesën më të madhe të një tregu vendës. Talebanët morën përgjegjësi për sulmin. Në Afganistan ekziston frika se dhuna do të shtohet pasi forcat ndërkombëtare do të tërhiqen në vitin 2014.

Sulmi i parë i kryer nga një atentator vetëvrasës që eci më këmbë drejt shtëpisë së guvernatorit të rajonit, ndërsa një kamion i kthyer në bombë shpërtheu në rrugën anash murit rrethues të bazës së NATO-s. Së paku 68 njerëz u plagosën në të dyja sulmet. Nuk pati të vdekur mes trupave të NATO-s, por disa ushtarë mbetën të plagosur.

NATO ka aktualisht 130 mijë trupa në Afganistan, por i gjithë personeli luftarak pritet të tërhiqet deri në fund të vitit 2014.

Sulme vetëvrasëse pranë bazës së NATO-s në Afganistan burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›