Republikanet si do te sillen me Obamen
Vetem kater vjet pas disfates ne votime republikanet jane rikthyer serish. Ne vitin 2006 amerikanet ua hoqen pushtetin ne zgjedhjet legjislative. Me pas serish ne vitin 2008 permes votes presidenciale edhe Shtepia e Bardhe kaloi ne duart e demokrateve. Ishte nje vote qe i denoi republikanet per te gjitha zullumet qe bene kryesisht ne ekonomine e vendit dhe ne kontributin e tyre te madh ne plasjen e krizes financiare. Per te mos permendur ketu dy lufterat e medha shkaterrimtare qe vec financave dhe te vrareve shkaktuan edhe prishjen e imazhit te Amerikes jashte vendit.
Por vota e fundit legjislative rezultati i te cilave pritej ka qene ne fakt nje goditje per demokratet dhe nje besim qe u jepet serish republikaneve. Arsyeja eshte se amerikanet nje pjese e tyre e kane marre inat Obamen dhe demokratet ne pergjithesi. Zgjedhjet e mesit te mandatit te 2 nentorit te kaluar pane fitoren me te madhe qe kane pasur republikanet ne Kongres ne keto 72 vitet e fundit. Ata moren 60 vende ne Kongres dhe ne Senat kane fituar 6 vende shtese edhe pse nuk do te mund ta kontrollojne.
Ne keto kushte mesimi per Barak Obamen eshte shume i thjeshte te forcohet dhe te behet gati per dy vite te veshtira perplasjesh dhe betejash te ashpra me kundershtaret e tij te vendosur per tua kthyer pas te gjitha reformat. Sigurisht qe eshte e qarte se kjo ishte nje vote inati e amerikaneve kundrejt veshtiresive ekonomike me te cilat po perballen. Nje vote qe eshte dhene kunder shkaktareve te depresionit dhe krizes me te madhe qe pesoi vendi qe nga viti 1930 edhe pse shkaktaret e saj ishin ne te vertete republikanet.
Ne fakt Obama ka shume arritje legjislative edhe gjate kesaj pjese te mandatit te tij. Ai perpiqet qe te ndreqe rremujen dhe kaosin e madh qe lane republikanet nga pas por njerezit i presin ndryshimet me dite dhe mendojne se nje ndryshim i shumices ne Kongres do tu jape brenda pak ditesh mireqenien e munguar. Ne keto kushte nxitimi per shumekend Obama u shfaq si nje figure me pak kompetente nga sa u duk gjate fushates zgjedhore presidenciale te 2 viteve me pare kur shpresa ishte e madhe per te dhe per amerikanet. Frika qe kane shume anetare te qendres eshte se ajo po ben nje politike shume te majte nuk para e pelqen biznesin dhe se nuk e kupton shtresa e mesme. Tashme shanset e tij per te kaluar ligje ne Parlament jane pakesuar edhe pse veshtiresi nuk do te thote pamundesi. Nje gje tjeter eshte se ndryshimi i situates ne shtete te tilla si Florida Ohio Micigan dhe Pensilvania do te paraqesin veshtiresi edhe ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012. Nese Obama do te doje te fitoje serish ai do te duhet qe te levize drejt qendres me pragmatiste ne nje vend qe vazhdon te jete shume konservator.
Por e njejta situate eshte edhe per republikanet. Nese per Obamen rruga eshte e mbushur plot me gropa per republikanet ajo eshte e mbushur me te cara te medha. Me konkretisht per shefin e ri te Kongresit John Boehner. Ai trashegon nje deficit jashtezakonisht te madh prej nje trilion dollaresh qe eshte nje prej shkaqeve qe ka veshtiresuar shume tregun e punes. Eumlshte Kongresi tani institucioni qe do ta miratoje buxhetin e do te vendose nese do te stimuloje apo jo ekonomine e brishte. Nuk dihet se si do te vendose te sillet me Obamen shef i ri i republikaneve por nje gje eshte e sigurt se amerikanet do ta ndajne tani fajin mes tyre dhe nuk do te jete Obama i vetmi ne mbajtjen e kesaj barre mbi kurriz. Nje nga gjerat qe duan republikanet te bejne eshte qeveria e vogel e tipit Bush. Nderkohe lideret e levizjes qe quhet Tea Party jane pro nje qeverie te tipit te Reganit por per nje gje te tille u mungon vizioni dhe pragmatizmi.
Per te keshilluar liderin e ri te republikaneve mbi gjerat qe duhet dhe nuk duhet te beje eshte nje gje e lehte tani ne fillim te legjislatures. Disa i kane rekomanduar qe ta kryqezoje Obamen. Behet fjale per ekstremistet qe duan ta acarojne situaten. Por kjo nuk do te ishte nje keshille e mire madje do te ishte nje gabim i madh. Nje gje e tille do te ishte nje terheqje vemendjeje nga ceshtje shume me te rendesishme dhe shume me te mprehta. Bllokimi i te gjitha iniciativave te demokrateve te administrates se Shtepise se Bardhe ne emer te mohimit te gjithckaje qe vjen nga Obama eshte kunderproduktiv dhe do ti nxirrte republikanet menjehere ne drite te keqe. Madje nje gje e tille do tua shkaterronte teresisht republikaneve shanset per te cuar njeriun e tyre ne Shtepine e Bardhe. Ndaj ata duke pasur pervojen e se shkuares do te perpiqen qe mos ti perseritin gabimet duke nxjerre njeherazi ne drite te keqe demokratet.