E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhija shkatëron qindra banesa, shtyllat e tensionit të lartë, mijëra banorë pa energji elektrike

09/02/2012  Stuhija shkatëron qindra banesa, shtyllat e tensionit të lartë, mijëra banorë pa energji elektrike

BERAT- Një stuhi e fuqijshme e shoqëruar me reshje të mëdha shi shkaktoi shkatërimin e qindra banesave në një fshat të rrethit të Beratit, ndërkohë që banorët nuk janë në terr, si pasojë e dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar pasi era vazhdon të jetë tepër e fortë duke dëmtuar usqimin e blektoris dhe të mbjellat e stinës. Është kryetari i komunës Vërtop Flamur Balliu, i cili ka dhënë alarmin në media për situatën e rëndë të krijuar. Fshatrat Kapinorë e Tomorr të kësaj komune janë prekur nga një stuhi e fuqijshme një natë më parë, ndërkohë që është ndiher dhe në fshatra të tjerë të kësaj komune malore. Era e fuqijshme e shoqëruar me rreshje shiu është ndiher gjatë gjithë natës së të matrës në këto fshatra, ndërkohë që dëmet janë rregjistruar gjatë ditës së sotme. Si pasojë e erës së fuqijshme qindra banesa në fshatrat Kapinovë dhe Tomorr janë dëmtuar në pjesët e çative të tyre. Banorët kanë parë sot se shtëpitë e tyre janë dëmtuar pjesërishtë, por nuk kan mundur ende që të marin asnjë masë për riparimin e tyre, pasi era vijon ende. Dëme të mëdha në këto fshatra janë shkaktuar dhe në bujqësi dhe blektori, por më problematike paraqitet situata në furnizimin me energji elektrike të banorëve. Si pasojë e erës së fortë mësohet se në këto fshatra janë dëmtuar një numër i madh shtyllash të tensionit të lartë. Dëmtimi i tyre ka bërë që mijëra banorë të ngelen pa energji elektrike në banesat e tyre. Kryetari i komunës Vërtop Flamur Balliu ka qënë sot në këto fshatra ku sëbashku me një grup pune është inspektuar situata e krijuar. Nga ky inspektim mësohet se dëmet janë të mëdha kryesishtë në banesa, por dhe në blektori, gjë e cila do të sjell parazimin e këtij aktiviteti të vetëm për banorët e zonës. Dëme janë shkaktuar dhe në shkollën nëntë vjeçare të fshatit Tomorr të komunës Vërtop, çatia e së cilës është shkatëruar pjesërishtë dhe kërkon ndërjyrje. S. Gorrica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›