E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE lë të pandryshuar normën e interesit, Draghi: Akoma rreziqe

Bordi drejtues i Bankës Qendrore Europiane, nën drejtimin e Mario Draghi, ka vendosur që ta mbajë të pandryshuar normën e interesit, duke e lënë atë në kuotën e 1%. Ky vendim ishte i pritshëm, pasi përmes tij synohet pengimi i futjes në recension të shteteve që janë pjesë e Eurozonës. Draghi ka deklaruar se rritja ekonomike është graduale dhe ka shenja të stabilitetit, por ka akoma rreziqe. Më tej, ai ka shtuar se do të mbështetet sistemi i kredive financiare. “Europa e ka mbyllur tre mujorin në një mënyrë shumë të dobët, dhe rikuperimi në 2012 do të jetë gradual”, është shrehur Draghi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›