Nuk kalojnë dot testin, pa licensë qindra farmacistë e infermierë
08/02/2012 Provimet e shtetit, 20-45% e studentëve rezultuan mbetës
Qindra studentë të profesioneve mjekësore kanë mbetur në provimin e shtetit e për rrjedhojë nuk mund të pajisen me licensën për ushtrimin e ligjshëm të profesionit për të cilin janë diplomuar. Zhvillimi i provimit të shtetit ka treguar se një numër i konsiderueshëm studentësh kanë manifestuar mungesa të theksuara njohurish në profesionet përkatëse të mjekut, infermierit, farmacistit etj., pasi nuk kanë arritur të grumbullojnë as pikët minimale të marrjes së një note kaluese. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se në çdo degë rreth 20 për qind e kandidatëve pjesëmarrës kanë qenë mbetës. Ndërsa dy profesionet me përqindjen më të lartë të studentëve mbetës rezulton të jenë farmacia dhe infermieria, ku niveli i mbetësve varion nga 40-60 për qind të numrit të kandidatëve që kanë marrë pjesë në këto testime. Ndonëse nuk është bërë ende analiza përfundimtare, pjesa dërrmuese e këtyre studentëve që kanë rezultuar mbetës, i kanë mbaruar studimet pranë fakulteteve private. Specialistët pohojnë se këto shifra mbeten tepër shqetësuese, duke iu referuar faktit se në degët e mjekësisë konkurrojnë ata që kanë notat dhe pikët maksimale në maturën shtetërore. Fatkeqësisht, rezultatet e arritura nga këta studentë kanë treguar se niveli i shërbimeve që ata mund t’i ofrojnë popullatës paraqet mangësi të shumta formimi. "Shifrat e përafërta janë rreth 550 në farmaci, në stomatologji rreth 150, në mjekësi 106, mami 35, infermieri deri tani 325. Përqindja e mbetësve varion nga 20-45 për qind për profesion. Ndoshta mund të jetë infermieria që është në proces me numrin më të lartë të mbetësve", - ka deklaruar eksperti pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Megjithatë, nga dikasteri i arsimit nuk ka ende një analizë të mirëfilltë për të treguar se si është raporti i mbetësve që u përkasin universiteteve publike në krahasim me ato private. Kandidatët që nuk kanë arritur të marrin provimet e shtetit gjatë kësaj faze duhet të përgatiten sërish për të hyrë në testim dhe vetëm pasi të kenë marrë notë kaluese kanë të drejtë të pajisen me licensën e ushtrimit të profesionit. Mbetësit kanë të drejtë ta japin provimin e shtetit në profesionet përkatëse deri në 5 herë kundrejt tarifave të caktuara financiere, që pësojnë rritje me shtimin e rasteve të hyrjeve në testim.