E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen konfirmohet më i shpejti

Pas fitores në garën e parë të sezonit në Australi, Kimi Raikkonen provon se suksesi i tij nuk ishte i rastësishëm, ndërsa me Lotusin e tij regjistroi kohën më të shpejtë në seancën e dytë dhe të fundit të provave të lira në Sepang, Malajzi.

Ajo që ra në sy ishte se të tre makinat e para u ndanë për më pak se një të dhjetat, me Vettel dhe Masën në vendin e dytë dhe të tretë.

Kohë e dobët ajo e Hamilton, i renditur i nënti me Mercedesin e tij, ndërsa për McLaren, në vendet 11 dhe 12, duket se problemet e fillimit të sezonit nuk janë vendosur ende në rrugën e zgjidhjes.

Provat zyrtare për Çmimin e Madh të Malajzisë do të transmetohen drejtpërdrejtë në Top Channel, ditën e shtunë, ora 09:00, ndërsa gara të dielën, në po të njëjtën orë./Indeksonline/

Renditja e provave të dyta të lira të Malajzisë

1. Raikkonen Lotus 1’36”569
2. Vettel Red Bull 1’36”588
3. Massa Ferrari 1’36”661
4. Alonso Ferrari 1’36”985
5. Ëebber Red Bull 1’37”026
6. Grosjean Lotus 1’37”206
7. Rosberg Mercedes 1’37”448
8. Di Resta Force India 1’37”571
9. Hamilton Mercedes 1’37”574
10. Sutil Force India 1’37”788
11. Perez McLaren 1’37”838
12. Button McLaren 1’37”865
13. Hulkenberg Sauber 1’38”068
14. Gutierrez Sauber 1’38”645
15. Vergne Toro Roso 1’38”738
16. Maldonado Williams 1’38”801
17. Ricciardo Toro Rosso 1’38”904
18. Bianchi Marussia 1’39”508
19. Bottas Ëilliams 1’39”660
20. Pic Caterham 1’40”757
21. Van der GardeCaterham 1’40”768
22. Chilton Marussia 1’41”438
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›