Arjen Robben në radarët e Galatasarayt
.jpg)
Pas Wesley Sneijder e Didier Drogba, Galatasaray po mendon të bëjë goditjen e radhës.
Siç shkruan e përditshme gjermane “Bild” klubi truk dëshiron një tjetër lojtarë të klasit të lartë dhe objektivi është Arjen Robben i Bayern Mynihut.
Holandezi i cili ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2015, duket se është i preferuar i presidentit, Unal Aysal për të vazhduar me revolucionin në skuadrën turke./Indeksonline/