Raikonen i vjedh “pole” Masës

Kampioni i Botës në fuqi, Kimi Raikonen, i "vjedh" pole-position Felipe Masës, shokut të tij të skuadrës te Ferrrari në Cmimin e Madh të Francës për Kampionatin Botëror të Formula 1. Ky ishte edhe "pole" i 200-të i Ferrarit në Formula 1.
Spanjolli Fernando Alonso (Renault), dyherë kampion i botës do të niset në garën zyrtare nga vendi i tretë, pavarësisht së në kualifikuese u rendit i katërti.
Britaniku Hamilton, i cili zuri vendin e tretë, do të niset në Cirkuitin e Magny Cours nga vendi i 13-të, për shkak të penalizmit me dhjetë vende, pas incidentit të ndodhur në "pit lane' në Cmimin e Madh të Kanadasë.
Kampionati Botëror kryesohet nga polaku Robert Kubica (BMW) me 42 pikë në renditjen për pilotë (Hamilton e Masa nga 38 pikë) dhe nga skuderia italiane Ferrari (73 pikë) në renditjen për konstruktorë. BMW ka 70 pikë (e dyta) dhe Meklaren ka 53 pikë (e treta).