Ilirjan Çaushaj kërkohet nga Shkumbini

Ilirjan Caushaj, një nga mesfushorët e talentuar të kampionatit shqiptar, mund të jetë pjesë e Shkumbinit për sezonin e ardhshëm.
Lojtari, i cili ka ende një kontrate me Dinamon, luajti në pjesën e dytë të sezonit me Teutën (1 gol), për të cilën dha një kontribut të cmuar në shpëtimin e skuadrës durrsake. Lajmi jepet nga drejtuesit e klubit peqinas.