E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten-Hidink, kush do te fitoje?

Trajneri i Holandës, Marko van Basten do të hedhë formacionin e tij më të preferuar, pasi la pushim disa nga lojtarët më të mirë në fitoren kundër Rumanisë (2-0). Kjo do të thotë se vetëm Khalid Bulahrouz dhe Arjen Roben do të ruajnë vendet e tyre. Rud van Nistelroi, Andre Oijer dhe Dirk Kajt do të rikthehen në formacionin e parë. "Ne pamë me shumë kujdes atë që spanjollët bënë kundër tyre dhe nxorëm mësime nga kjo", - tha Marko van Basten, duke iu referuar ndeshjes së humbur 4-1 nga Rusia me Spanjën. Gjithsesi, Marko van Basteni beson se ekipi i tij është i përgatitur të fitojë edhe në rast se ndeshja do të shkojë te penalltitë. Në shtatë kampionatet e fundit holandezët janë humbur katër herë nga pika e bardhë, seri që përfundoi kur ata mundën Suedinë në cerekfinalet e Euro 2004-s. Van Basten tha se skuadra e tij i ka praktikuar vazhdimisht penalltitë qysh kur ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian. "Unë kam në mendje pesë emrat që do të gjuajnë penalltitë", -tha ai.
Trajneri i Rusisë nga ana tjetër do të hedhë në fushë të njëjtin formacion që mundi 2-0 Suedinë në ndeshjen e fundit në grup. Ajo fitore u frymëzua nga Andrei Arshavin. Fantazisti i Zenit St.Petësburgut ishte pezulluar për dy ndeshjet e parë në grup: në humbjen 4-1 me Spanjën dhe në fitoren e ngushtë 1-0 kundër Greqisë.
"Unë nuk mendoj se ne kishim nevoj të shënonim shumë gola në ndeshjen kundër Suedisë", - tha Arshavin. "Ne kishim nevojë t'i ruanim ato në ndeshjen e ardhshme dhe unë shpresoj se ne do të shënojmë kundër Holandës. Nëse nuk do të luanin kundër Holandës, ne do të ndiheshim më mirë, pasi unë mendoj se ata janë ekipi më i mirë. Por fakti që ne do të luajmë kundër ekipit më të fuqishëm të turneut në cerekfinale, na bëjmë të shpresojmë se në do të jemi të aftë për të luajtur si të barabartë". Paraqitja e Rusisë në fitoren kundër Suedisë i bëri të besojë shumë vëzhguesve të parashikojnë një përmbysje të mundshme kundër holandezëve, edhe pse Holanda ka marrë 100 për qind të pikëve. Ndeshja është shumë eksituese pasi trajneri i Rusisë, holandezi Gus Hidink udhëhoqi Holandën në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në vitin 1998.
Hidink, i cili do të përfitojë një bonus prej 400 mijë sterlinash për kalimin e Rusisë në tetë më të mirat e Europës, shpreson se nëse Rusia do të marrë hap për atë humbje me Holandën në finalet e Euro 1988. Holanda është ekipi më në formë në Kampionatin Europian, duke mundur kampionët e Botës, Italinë (3-0) dhe finalistët e Botërorit të Gjermanisë, Francën (4-1). Formacioni i dytë holandez fitoi me Rumaninë 2-0.
Kokë më kokë
Holanda ka fituar katër nga tetë ballafaqimet e mëparshme. Rusia ka fituar dy herë dhe dy ndeshje janë mbyllur në barazim. Vetëm tre ndeshje janë luajtur në finalet e Kampionateve Europiane. Në vitin 1988, Bashkimi Sovjetik mundi 1-0 Holandën në ndeshjen hapëse, por humbi në finale me rezultatin 2-0. Në vitin 1992, kur Rusia morri pjesë si shtet më vete pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Sovjetike, ndeshja kundër Holandës përfundoi në barazim 0-0.
Goli i Van Bastenit
Trajneri aktual i Holandës, Marko van Basten ka luajtur në të trija këto ndeshje. Goli i tij i vetëm është konsideruar si ndër më të bukurit në botë, kur ai shënoi në formë volej në finalen e vitit 1998, në atë fitore 2-0, që i dha Holandës edhe kampionatin e parë e të vetëm të fituar.
Takimi i fundit
Ndeshja e fundit midis dy vendeve është një ndeshje miqësore e zhvilluar në shkurt të vitit 2007, e përfunduar me fitoren e thellë të Holandës me rezultatin 4-1.
Fakte
Holanda
* Holanda ka kaluar për herë të gjashtë rresht në fazën me eliminim direkt në finalet e një Kampionati Europian, cka është edhe një rekord për këtë kompeticion.
* Në fazën cerekfinale Holanda ka dështuar vetëm njëherë: në vitin 1996, kur trajneri ishte Gus Hidink, duke u eliminuar nga gjuajtjet e penalltive nga Franca: 5-4.
* Pasi ka mundur Italinë e Francën në Grupin C, Holanda tani pretendon t'i heqë skalpin një tjetër skuadre ish-kampione të kontinentit, duke mundur Rusinë.
* Shtatë lojtarët të ndryshëm holandezë kanë shënuar në Euro 2008, cka barazon rekordin për më shumë golashënues të ndryshëm të një ekipi në historinë e kampionateve europiane.
* Holanda ka shënuar deri tani nëntë gola ose pesë më pak se rekordi i vendosur nga Franca në vitin 1984. Diferenca +8 gola është më e larta e vendosur nga një ekip në fazën e grupeve në historinë e turneut. Është vendi më diferencën më të mirë të golave në fazën e grupeve në finalet e një Kampionati Europian.
* Van Basten deri tani ka fituar 35 nga 51 ndeshjet e tij në drejtimin e Holandës. Ai ka nevojë edhe për dy fitore të tjera për të barazuar rekordin e Bob Glendenning me 37 fitore si trajneri i Holandës.
* Holanda ka marrë vetëm dy kartonë të verdhë në këtë turne, më pak se cdo ekip tjetër.
Rusia
* E mbijetuar në fazën e grupeve për herë të parë që nga viti 1988, qysh kur ajo morri pjesë si Bashkimi Sovjetik, ku përfundoi në vendin e dytë pas Holandës.
* Rusia do të përpiqet të bëhet kombi i dytë që mund të fitojë këtë kampionat, edhe pse ka humbur ndeshjen hapëse, duke ndjekur gjurmët e Holandës në vitin 1988.
* Trajneri Gus Hidink mban tani 100 % të rekordit në progresin në turnetë e mëdha (dy kampionate europiane, 3 Kupa Bote). I vetmi rast kur ai është eliminuar në cerekfinalet e Kampionateve Europiane është ai i vitit 1996, kur u eliminua nga Franca.
* Hidink është përballur me vendin e tij të lindjes dy herë më përpara në rolin e trajnerit, dhe të dyja në ndeshje miqësore. Në qershor të vitit 2006, Holanda barazoi 1-1 me Australinë e udhëhequr nga Gus Hidinku. Në shkurt të vitit 2007, ai vuajti jo pak nga humbja 4-1 në miqësoren kundër Holandës, por kësaj radhe Hidink drejtonte Rusinë.
Van der Sar
Edvin van der Sar duket se do të luajë ndeshjen e tij të 16-të në Kampionatet Europiane, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga francezi Lilian Turam në këtë turne.
Kampi rus
* Roman Pavlicenko ka realizuar 18 goditje në portë (nëntë ën kuadrat, nëntë jashtë tij), më shumë se cdo lojtar tjetër në fazën e grupeve.
* Igor Akinfev është portieri që ka realizuar më shumë pritje (21) pas raundi të parë të ndeshjeve.
* Nëse do të zgjidhet nga trajneri për ndeshjen kundër Holandës, Roman Adamov do të luajë në ditën e 26-vjetorit të tij.
* Sergei Semak do të regjistrojë ndeshjen e tij të 50-të për Rusinë, nëse ai do të hidhet në fushë. Ai e ka bërë debutimin e tij në humbjen 1-0 kundër Italisë, më 15 nëntor 1997.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›