Raimonda Moisiu: Mendimi im për publicistikën dhe poezinë shqiptare
Vijon nga numri i kaluar
-Çfarë vendi zë letërsia në jetën tuaj?
Më ka pushtuar të tërën. Jam gati të bëj çfarëdo sakrifice për krijimtarinë time. Unë, megjithëse jam zonjë shtëpie, mund të rri me orë e orë të tëra mbi kompjuter, pa pirë edhe një kafe.
Po publicistika, si do ta përcaktonit publicistikën që shkruhet sot?
Më ke prekur në pikën më të dobët, të pasionit tim për publicistikën dhe gazetarinë, që më lidh dashuria e pakufishme e patjetërsueshme me asgjë tjetër në botë me atdheun dhe bashkëkombasit e mi. Unë kaloj orë të tëra, në median elektronike lexoj me interes e vëmendje të veçantë artikujt publicistikë, sa shumicën e publicistëve i dalloj prej stilit të tyre të të shkruarit, sikundër; Roland Qafokun, Mustafa Nanon, Alfred Lela, Andrea Stefani, Mero Baze, Lorenc Vangjeli, Skënder Minxhozi, publicistika e tyre e standardeve shumë të larta që nuk e gjen shpesh, të Fatime Kullit, apo të mikut tim Riza Lahi, apo brilantit të publicistkës postkomuniste të Diasporës Rozi Theoharit, etj, etj. Unë dëshiroj të falenderoj publikisht publicistin Roland Qafoku, për mbështetjen dhe hapësirën e padiskutueshme që më ka dhënë në promovimin e vlerave të mija në publicistikë. Dua të falenderoj kryeredaktorin e stafin e gazetës Tirana Observer që më kanë bërë pjesë të gazetës së tyre nëpërmjet hapësirës dhe botimit të shkrimeve të mija, gazetë që më rriti e maturoi në gazetari. Është pikërisht meritë e publicistit Roland Qafoku, Altin Sinanit, Erjon Habilajt dhe stafin e kësaj gazete që sot unë jam një emër i dashur në shtypin shqiptar. Unë do të vazhdoj të shkruaj, kurrë nuk do të ndalem, të evidentoj vlerat më të mira të bashkëkombasve të mij në Diasporë, si shqiptarë që janë krenarë për kombësinë e tyre, si njerëz që respektojnë e zbatojnë ligjet dhe zakonet e vendeve ku ata jetojnë e punojnë, të evidentoj vlerat dhe kontributin e njerëzve të shquar të Korçës sime, për të ngritur e ndriçuar emrin e shqiptarit, identitetin tonë kombëtar, kudo ku ka shqiptarë. Të ngre zërin në mbrojtje të grave, vajzave dhe nënave që vazhdojnë të vriten, për dhunën fizike dhe sociale që ushtrohet ndaj tyre, stop dhunës dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Dua që pena ime publicistike të mbjellë kudo emrin e mirë të shqiptarit. Në publicistikë përveç reportazheve, opinioneve, esseve dhe analizave letrare, që janë botuar në shtypin shqiptar dhe të diasporës, i kam përmbledhur në disa libra publicistikë respektivisht me tituj sinjifikativë: Jeta mes dy dashurive, Gërhitja e gjeneralëve dhe Maska e intelektit, kam botuar librin me 61 intervista në shqip dhe anglisht, me titull Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut e vlerësuara nga kritika e kohës si ura e bashkimit midis Diasporës e Atdheut! Janë 61 personalitete të profileve të ndryshme në jetën social-ekonomike-politike, në fushën e artit, kulturës, muzikës e letërsisë, intelektualë e qytetarë shqiptarë, shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, të intervistuar prej meje. Jam në proces intervistimi për vëllimin e dytë me intervista, dhe do të ketë një surprizë në këtë vëllim; intervistimi i një personaliteti të rëndësishëm e të shquar të politikës e jetës amerikane. Tia lemë kohës kur të botohet libri për të zbuluar emrin dhe identitetin e tij. Gjithsesi më duhet të shprehem se në shtypin e median shqiptare zotëron një publicistikë mesatare. Bie shpeshherë,- erë militantizmi dhe komercializëm. Sigurisht ka edhe publicistikë të standardit shumë të lartë, që nuk gjendet shpesh.
-Përkthimi vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme në jetën tuaj?
Përkthimi besoj se është një lloj intensiteti. Mendoj se intensiteti është i ndryshëm në përkthim, parasëgjithash ju duhet të kuptoni idenë dhe fjalët e poezisë, prozës apo të një shkrimi publicistik. Studimi i pjesës që do të përkthesh është mëse i nevojshëm. Kur përkthej poezi, nga shqipja në anglisht i bëj në tre versione; nga më i thjeshti deri në më i ndërlikuari. Sepse kur ke versionin e parë, atëherë ke idenë për të bërë edhe versionet e tjera, pra ke një spektër më të gjerë në përkthim- nga përkthimi fjalë për fjalë kalon në përkthimin me figura letrare, sinonime dhe në përshtatje. Ndërsa përkthimi i publicistikës është më e lehtë se sa përkthimi i poezisë. Unë lëvroj edhe publicistikën amerikane që e pëlqej shumë dhe kam sjellë artikuj të përkthyer në shqip; epokat presidenciale dhe presidentët që i kanë bërë këto epoka që nga- Teddy Ruzvelt,-njeriu që themeloi Amerikën moderne dhe superfuqinë e botës, Franklin Delano Rusvelt themeluesi i Lidhjes së Kombeve , njeriu i epërsisë dhe veprimit, presidenti që fitoi Luftën e Dytë Botërore, Gerald Ford Jr.-një figurë imponuese në histori, Xhorxh W.Bush, -aureola dhe personaliteti i Ronald Regan dhe Barack Obamës, Churchill, Condoleza Rice, Kofi Anan, Mbretëresha Elisabetë e Dytë, Ariel Sharon etj., etj, këto janë botuar jo vetëm në shtypin shqiptar, në gazetën Albania daily News, por edhe në librat e mi. Pra, ajo çka është e rëndësishme në jetën time përkthimi ka një vend të veçantë sepse përcjell mesazhin e mirësisë e dashurisë edhe për dashamirësit anglishtfolës të poezisë apo të publicistikës. Tregime deri tani nuk kam përkthyer, më shumë kam përkthyer poezi e publicistikë nga shqipja në anglisht nga anglishtja në shqip.
Në listën e gjatë të botimeve një vend të veçantë zë edhe poezia. Cila është lidhja tuaj me të?
Poezia për mua është kapja e ndjenjës, një moment apo gjendja emocionale e shpirtërore që ndodh në jetë. Të shkruash poezi është një përpjeke për të arritur të njëjtën përgjigje emocionale në akord me lexuesin. Poezia është gërshetimi i artë i fjalës, i ëndrrave dhe dëshirave .Poetët janë të kulturuar, pasionantë, ëndërronjës të shoqërisë me parametra qytetare dhe intelektuale. Një poezi është ndjenja e mendimi i shprehur në pak fjalë, një histori të dhimbshme apo të bukur. Ashtu sikundër më ndodh edhe mua kur lexoj poezinë e një poeti tjetër. Në rast se unë ndjej momentin dhe lidhem me atë që poeti është duke mesazhuar, atëherë mendoj se poezia është e mirë dhe mesazhi që ai/ajo përcjell ia ka arritur qëllimit. Udhëtimi im poetik është punë mendore në zhvillim, i pakëputur në copëra, duke prodhuar imazhe dhe efekte, duke i prekur ato me qëllim që edhe lexuesi ti shijojë. Unë kam patur një fëmijëri të lumtur, por kam pasur edhe mallkime, kam humbur njerëzit më të mirë në jetën time, në varësi se si i shohim për ti kujtuar ata, vendet dhe ngjarjet e bukura e të dhimbshme. Kjo dhunti më mundësoi mua që çdo dhimbje e gëzim ta hedh në vargje. Një nga poezitë e para që kam shkruar ishte pas një fatkeqësie që ndodhi në familjen time, humbja e vëllait tim të shtrenjtë. Ai ishte vetëm 16 vjeç kur vdiq, por la një ndikim të dhimbshëm për mua. Unë kam lëvruar pjesën më të guximshme të poezisë për femrat shqiptare, atë lirike, erotike, meditative e krehur bukur me skena hipotetike të besueshme, të ndjeshme dhe me etike intime poetike. Në udhëtimin tim poetik gjen vajzën, femrën qytetare emancipuese, kurajoze, ekspozoj brishtësinë femërore, e cila jep e merr dashuri, gjen tonin qytetar e intelektual, me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve, dhunës ndaj gruas, -përcjell mesazhin e dashurisë njerëzore i them botës;- Duamëni se jam grua! Kam pasur tre lloj vlerësime edhe unë; -vlerësime të ndershme e objektive-vlerësime lajkatare maskilistësh të etur për lidhje jashtëmartesore,-vlerësime ambiciozësh që i shtojnë vetes strese duke patur zili gjërat të shkruajtura nga unë, një emër jo fort i njohur në poezi para pak vjetësh. Gjithsesi, të gjithë i përshëndes, se fundja ata/ato e kanë lexuar poezinë time. Sa për mbështetjen e poetëve të tjerë kam ndjerë gjithmonë përpjekjen për të ndihmuar në promovimin e të tjerëve, të ndajmë së bashku eksperiencat. Është klishe e lashtë. Çfarë sh