Rajkard: “Barcelona duhet të jetë e pamëshirshme”

"Barcelona ka nevojë të rizbulojë instiktin e saj vrasës nëse dëshiron të fitojë sërish Ligën e Kampioneve", - paralahmëroi trajneri Frenk Rajkard të martën para ndeshjes me Shtutgardin, të fituat më pas 2-0, falë dy golave të shënua nga Karles Pujoj dhe Lionel Mesi. Me dy fitore të marra në dy ndeshje, Barcelona ka marrë maksimumin e pikëve në Grupin E të Ligës së Kampioneve. Fitorja mund të ishte më entuziaste pas dominimit total të ndeshjes, por në jo pak raste trajneri holandez mbeti i pakënaqur nga shtyrrja e sulmuesve të tij. "Ne e nisëm lojën shumë mirë, krijaum shanse, por kishte aq shumë prekje të topit përballë portës, sa i dhamë Shtutgardit mundësinë për të pastruar zonën", - tha Rarjkard gjatë konferencës së tij për shtyp. "Ne duhet ti përfundojmë ndeshjet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne nuk e bëmë këtë dhe kjo do të thotë se në duhet të punojmë shumë fort. Shtutgardi reagoi mirë, luajti shumë direkt, dhe falë shpëtimeve shumë të rëndësishme të Valdesit ne e përfunduam në rregull takimin. Ky është një problem. Ju duhet të keni mentalitetin të mbyllnin ndeshjen shpejt, vecanërisht në kompeticione të nivelit të lartë si ky", - shtoi Rajkard, formacioni i të cilit fitoi kompeticionin në vitin 2006. Trajneri i Shutgardit, Armin Veh, mbeti i pashpresë kur skuadra e tij nuk arriti të shënojë në pjesën e parë me gjithë shpirtin e madh që tregoi, teksa ekipi gjerman pësoi edhe humbjen e dytë rresht në Grupin E. "Ne u përpoqëm t'i luftonim ata, dhe e bëmë", - tha Veh. "Ne krijuam shanse, por nuk mund t'i shfrytëzonim ato. Ju keni nevojë për fat të mundi Barcelonë dhe ne nuk e patëm atë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen, por rezultati më djeg ende".