E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri i vdekjes se Litvinenkos

Nga hetimet vjen dhe konfirmimi i shumë dyshimeve. Aleksandër Litvinenko ishte një agjent i trefishtë. Pasi ka punuar për shërbimet ruse, ai kishte nisur bashkëpunimin me britanikët dhe spanjollët. Një marrëdhënie që vazhdoi deri në eliminimin e tij brutal në vitin 2006, me polonium. Sipas informacioneve të publikuara nga Skaj Njus, Litvinenko paguhej në një llogari që ai kishte të përbashkët me bashkëshorten. Agjentët perëndimorë të spiunazhit ishin të interesuar për informacionet mbi aktivitetin e rusëve në Europë. Mbi mënyrën e tyre të veprimit dhe për lidhjet që mbanin me politikën dhe krimin e organizuar. Aktiviteti i Litvinenkos ishte bërë shumë i rrezikshëm për Kremlinin. Agjendti dinte më shumë se c’duhej dhe mund të shkaktonte shumë probleme. Nga kjo dhe vendimi për ta helmuar me polonium në nëntor të vitit 2006. Mbetet ende për tu zbuluar se si ka mundësi që shërbimet perëndimore nuk i kanë garantuar një mbrojtje një burimi kaq të vlefshëm. Bashkëshortja e Litvinenkos ka akuzuar shpesh Londrën se nuk ka bërë aq sa duhet për ta mbrojtur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›