E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketa amerikane godet kudo në planet brenda 30 min.

Share

Një raketë hipersonike, që mund të godasë kudo në botë brenda 30 minutash, është testuar me sukses nga Ushtria Amerikane. E quajtur Advanced Hypersonic Weapon (AHW)- ajo mund të udhëtojë sa pesë herë shpejtësia e zërit.

Vetëm pak orë më parë ushtria amerikane kishte zbuluar për publikun bombën Big Blu, e cila mund të shkatërrojë tunelet e bunkerët nëntokësorë.

Me armën e re AHW, amerikanët besojnë se nuk do kenë më nevojë të mbështeten në raketat e stacionuara në vende të huaja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›