E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Presidenciale mbahen n’mot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të shtunën në Viti, ka shprehur qëndrimin se agjenda për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Kosovë, mbetet ajo siç është e paraparë me marrëveshjen mes tij, Thaçit dhe Pacolli.

“Agjenda për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mbetet sipas marrëveshjes dhe në vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje presidenciale kurse në vitin 2013 zgjedhje parlamentare “, ka thënë Mustafa, transmeton Koha.

Mustafa ka theksuar se në saje të kësaj agjende, LDK këtë vit duhet të kryejë procesin e reformave brenda partisë, në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetë e përkushtuar në këto zgjedhje në mënyrë që ti fitoi ato.

“Në Kosovë kemi një qeverisje të papërgjegjshme e cila pos parullave, asgjë nuk ka bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, nuk ka bërë asgjë as në arsim dhe në fusha tjera, prandaj kjo qeveri nuk meriton të udhëheqë më gjatë me Kosovën dhe për këtë duhet të angazhohemi që ti fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se sa e papërgjegjshme është kjo qeveri, tregon shembulli i buxhetit, kur janë paraqitur 30 shkolla që janë vetëm në themele dhe ku tregohet se ata janë filluar vetëm për efekte politike.

Mustafa ka thënë se për të fituar zgjedhjet LDK krahas zgjedhjeve në parti që ashtu si Viti edhe në disa komuna tjera janë bërë zgjedhje të reja të kryesive, janë duke u thelluar reformat edhe në programin e saj i cili po profilizohet që kjo parti të jetë parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e partive popullore të Europës të cilat ruajnë vlerat tradicionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›