Ukraina premton të befasojë

Të dyja shtetet kanë tejkaluar një seri të dyshimeve rreth përshtatshmërisë së tyre si nikoqirë të Euro 2012 dhe me gjithë faktin se mbeten edhe disa çështje themelore, Lubkivskyi është i lumtur me avancimin e bërë dhe pret organizim të suksesshëm.
“Më besoni, ky Euro për ne është shumë i komplikuar. Është një projekt sfidues. Nuk i fshehim gjërat. Nevojitet shumë punë për ta organizuar dhe do ta japim maksimumin. Ne përveç që do të befasojmë të huajt që do ta vizitojnë Ukrainën, do ta befasojmë edhe veten. Për mua, si diplomant, ky është hapi i parë për Ukrainën në integrimin evropian, të tregojë vlerat e saj evropiane. Ky do të jetë një hap shumë i vogël, por që do të na sjellë një Evropë të bashkuar”, deklaroi Lubkivskyi nga stadiumi olimpik në Kiev, ku do të zhvillohen ndeshjet e Grupit D, një duel çerekfinal dhe finalja.
Donetsk, Kharkiv dhe Lviv po ashtu do të jenë qytete nikoqire të ndeshjeve.