E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketat, Rusia kundër marrëveshjes Poloni-SHBA

Pas nënshkrimit të marrveshjes mes Polonisë dhe SHBA-së për sistemin raketor i menjëhershëm ka qenë reagimi i Rusisë. Rusia ka paralajmëruar Poloninë se është duke e kthyer veten në një shënjestër për sulm, duke pranuar vendosjen në tokën e saj të sistemit amerikan të Mbrotjes.

Një gjeneral i lartë rus, Anatoly Nogovitsyn, i tha Agjencisë Interfax se Polonia ishte duke e ekspozuar 100 për qind veten ndaj një sulmi.

Gjenerali tha se ky vendim do të përkeqësonte marrëdhëniet me perëndimin që janë tensionuar nga konflikti me Gjeorgjinë.

Korrespondentët thonë se Moska është shumë e zemëruar përsa i takon marrëveshjes së Polonisë me SHBA-në, e cila do të instalojë 10 radarë raketash në një bazë pranë bregdetit balltik të Polonisë.

Në kthim, amerikanët do të ndihmojnë për të modernizuar forcat e armatosura polake dhe do të vendosin raketa Patriot në Poloni për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore.

Rusia e shikon këtë si kërcënim të sigurisë së saj.

Presidenti Dmitri Medvedev, tha se marrëveshja e Polonisë me SHBA-në ishte drejtuar kundër Federatës Ruse. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›