“Rally Albania 2012” në Durrës dhe Shkodër

"Rally Albania 2012" ka nisur garën dje eksplorimin e Shqipërisë. Në këtë ditë, Rally ishte ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit dhe të Shkodrës ku janë pritur në mënyrë të veçantë nga autoritet lokale. Këtë vit marrin pjesë rreth 300 pilotë nga 22 shtete të botës.
Garuesit janë nga Holanda, Çekia, Gjermania, Anglia, Greqi dhe Spanja. Për kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ky është një tur që duhet velerësuar për shkak të promovimit që i bëhet Shqipërisë.
Garuesit e Rally Albania janë përshëndetur edhe nga zv Ministri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Dashnor Bajaziti.
Gjatë këtij turi turistik pilotët do të shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare nga veriu në jug të vendit duke shkelur në pikat më turistike të vendit.