Ismet Saliu Skanë shanse të na e marrin Dinamon, e kemi fituar 2 herë gjyqin me këtë Ministri
Nga Andi Matraxhiu
Duket se presidenca dinamovite nuk do të qëndrojë duarkryq lidhur me çështjen e pronësisë së FK Dinamos. Para disa ditësh, Ministria e Brendshme ka dërguar një shkresë në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku bëhet e ditur se Klubi Sportiv Dinamo është regjistruar në Drejtorinë Qendrore të Patentave dhe Markave si pronë e saj. Ndërkohë, presidenca dinamovite ka të njëjtat pretendime për disponimin e dokumentave të plota në të njëjtën drejtori. Sipas palës blu, bëhet fjalë për sulmin e radhës që bëhet ndaj presidentit Besnik Sulaj për tia rrëmbyer Dinamon. Administratori i Dinamos, Ismet Saliu, në një prononcim për Sportin shqiptar, ka sqaruar se presidenca dinamovite nuk do të qëndrojë në heshtje, por do të bëjë përpjekjet maksimale për të drejtën e saj. Nga dita e hënë, blutë, me anë të përfaqësuesve ligjorë, do të nisin punën për të hapur një proces gjyqësore. E treta midis dy palëve, sepse më parë blutë e kanë fituar 2 herë gjyqin ndaj Ministrisë së Breshme për të njëjtin problem. Kemi vërtetuar në FSHF shkresën e ardhur nga Ministria e Brendshme lidhur me regjistrimin e Dinamos në Drejtorinë Qendrore të Patentave dhe Markave si pronë e saj. Por e çuditshmja është se edhe ne e kemi regjistruar skuadrën si pronë tonën. Pra, këtu ka një keqkuptim ose dashakeqësi, që i bëhet për të disatën herë Dinamos. Këta funksionarë mundohen me forcën e tyre dhe miqësinë që ta sulmojnë sërish Dinamon, pasi nuk është hera e parë që na bëhen lëvizje të tilla. Sigurisht ata skanë asnjë shans ta marrin Dinamon, skuadrën e futbollit, sepse më parë i kanë humbur 2 seanca gjyqësore ndaj nesh. Që nga dita e hënë do të fillojmë të grumbullojmë të gjitha dokemuntacionet për gjyqin e radhës, sepse smund të rrimë duarkryq në këtë padrejtësi. Dinamo është në pronësi, në bazë të të gjitha ligjeve. Presidenti Besnik Sulaj është pronar ligjor i saj dhe ka bërë gjithçka kundrejt ligjeve dhe asgjë kundra tyre. Ne do të mbijetojmë, edhe pse jemi të vetëm në këtë luftë. Këto sulme nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse prishin imazhin e Dinamos, dobësojnë skuadrën tonë, pasi nga gabimet dhe sulmet e këtyre njerëzve Dinamo tashmë është në Kategorinë e Parë. Ju e keni parë që, kur skuadra është lënë e qetë dhe ka pasur investime kolosale, kemi arritur të fitojmë tituj kampionë dhe kemi dominuar futbollin shqiptar. Të mos flasim më tepër, por le tua lëmë organeve kompetente të vendosin drejtësinë në vend. Kemi shumë besim te dokumentat që disponojmë. Gjatë ditëve në vazhdim mund të bëjmë publike edhe dokumentat për dy seancat e tjera të fituara në gjyq ndaj kësaj ministrie. E kuptoj që edhe tifozët blu janë bashkëvuajtës si edhe ne. Është një nga momentet më të vështira të historisë së Dinamos, por emri i një ekipi legjendë nuk mund të shuhet, edhe pse ka sulme të ndryshme politike dhe jo vetëm, – citon administratori i Dinamos, Ismet Saliu, i cili duket i bindur në fjalët e tij.
