Rally i Frances

Sebastien Loeb kthehet me kohë të pjesshme në garat rally. Çdo gjë duket se ka qëndruar njësoj, si në periudhën kur piloti francez dominonte në këtë disiplinë.
Kampioni në fuqi kryeson në rally-n e Monte Carlos, pas dy ditëve të para të garës.
Nëntë herë kampioni i botës dhe fitues i gjashtë nga shtatë edicionet e fundit në këto rrugë, ka fituar tre nga katër etapat e ditës.
Kjo i ka lejuar Loeb që të krijojë një distancë sigurie nga rivalët. Francezi tjetër, Sebastien Ogier, i vendit të dytë ka një minutë e 20 sekonda diferencë, ndërsa finlandezi Mikko Hirvonen është i treti.
Rally i Monte Carlos po zhvillohet në temperatura të ulëta, disa gradë nën zero, ndërsa rruga dhe thuajse e gjithë panorama është e mbuluar nga shtresa të lehta dëbore dhe akulli.
Gara do të vazhdojë me tre prova speciale, ku pavarësisht se distanca është vetëm 90 kilometra, janë mjaft impenjuese për pilotët.