Maqedoni tjeter disikriminim per shqiptaret
Federata Maqedonase e Futbollit vazhdon të diskriminojë shqiptarët. Komisioni i Disiplinës në këtë institucion ka dhënë vendimet për incidentet në ndeshjen ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës së Tetovës.
Në këtë përballje ku tifozët maqedonas arritën t’i afroheshin lojtarëve tetovarë, duke i kërcënuar dhe madje duke i vënë në rrezik serioz.
Në atë takim u regjistruan edhe thirrje anti-shqiptare.
Federata vendosi ta dënonte Teteksin me gjashtë ndeshje pa tifozë për mangësi në aspektin organizativ të takimit.
Ky klub u gjobit edhe me 4500 euro për përdorimin e mjeteve piroteknikë, por në dënim nuk përmendej asgjë rreth thirrjeve me sfond etnik.
Masa u vendosen edhe ndaj ekipit të Shkëndijës te cilit do t’i hiqen 3 pikë dhe do te paguaje 2500 euro për largimin nga fusha përpara fundit të ndeshjes. Përfaqësuesi i klubit, Fikret Shaqiri u pezullua me 12 muaj nga futbolli.
Bilanci i masave ndëshkimore duket se është thuajse i njëjtë si për viktimat ashtu edhe për ata që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.