E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama : Kosova duhet të përfshihet në nismën “Ballkani i Hapur”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur nevojën e përfshirjes së të gjithë vendeve ballkanike ne iniciativen “Ballkani i hapur” veçmas të Kosovës. Duke folur me gazetarës pas takimit, ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërise dhe Kosovës nuk varen nga qëndrimet që kanë dy qeveritë sa i përket iniciativës. “Serbia e ka humbur luftën, ndërsa Kosova duhet të fitojë paqen” tha zoti Rama  tha ai teksa shtoi se nuk mund t’i imponohen askujt. I pyetur nëse do të tentojë ta bindë Kosovën për t’u bërë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’, Rama u shpreh se ai nuk ka një degë të Partisë Socialiste atje.
“Sinqeriteti i të gjitha deklaratave të gjithë liderëve dhe politikanëve provohet në fushë. Presidenti i Serbisë e tha hapur që e mirëpret Kosovën njësoj si 2 vende të tjera. Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më para se të lançohej” tha zoti Rama. 
Ai përsëriti se “Procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në një proces samitesh dhe deklaratash pa e zbatuar. Ai ka vizionin dhe kornizën që është 100% si ai i Ballkanit të Hapur. Por nuk është një proces që drejtohet në Berlin dhe në Bruksel. Ballkani i Hapur është njësia që ngrihet në çdo vend, në çdo iunstitucion kur zbatohet një projekt me fonde të huaja. Pra, është thjesht Procesi i Berlinit që merret përsipër nga ne për t’i bërë realitet ato që bëhen në deklarata”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka nënvizuar dakordësinë se Serbia duhet të kërkojë falje ndaj shqiptarëve por kjo falje sipas tij vjen në fund dhe nuk mund të vijë në fillim duke cekur rastin e Gjermanisë dhe Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›