Rama: "Legalizimet, do i japim fund brenda mandatit te pare"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka premtuar nga takimet elektorale te zhvilluar dje ne periferi te qytetit, legalizimet e shtepive brenda mandatit te tyre te pare. "Per legalizimet, ne do t'i kryejme brenda mandatit tone te pare dhe do t'i japim fund ankthit te te gjithe atyre njerezve te ardhur apo qe jane ketu prej kohesh, te cilet kane ndertuar me gjak nje strehe per familjen e tyre te varfer", premtoi kryesocialisti gjate takimeve te Kodra e Priftit, Sauk dhe Shkoze. Gjithashtu Rama premtoi dhenien fund te etjes se Tiranes dhe u zotuar per 24 ore uje ne te gjithe Qarkun e Tiranes. Ai tha se do ta beje Tiranen aq sa nuk ka bere ne keto 8 vite, qe ne fakt kane qene 8 vite te nje pune model dhe te nje transformimi qe e ia ka zili e gjithe Shqiperia. "Do ta spostojme modelin e Tiranes ne te gjithe Shqiperine dhe per Tiranen do te bejme shume me teper", theksoi kryesocialisti. Duke iu referuar te pambajtura te Berishes per legalizimet, Rama thekoi se ku e genjejne here pare, e ka fajin ai qe e genjen, jo ai qe e beson. "Kur me genjen heren e dyte, e ke prape fajin ti qe me genjen, por kam faj edhe une qe te besoj. Kur me genjen heren e tjeter, ti s'ke asnje faj, faji eshte komplet i imi. Kush do te genjehet per heren e trete nga Sali Berisha, jo do t'iu legalizoj, jo do t'iu coj ne parajse, nuk e ka me fajin Sali Berisha, e ka fajin ai qe genjehet", iu drejtuar shqetesimit te nje qytetari per legalizimet e shtepive, kryetari i Partise Socialiste.