E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Percarja 4 vjet me pare, solli kete regjim"

Ish-lideri historik i Partise Socialiste, Fatos Nano, tha ne fjalen e tij se periudha e bashkejeteses qe ka karakterizuar edhe kontributet e tyre ne pluralizem, u sjell mesazhin e nevojes se pranimit te ndryshmit dhe te bashkerendimit te kontributeve, per nje qellim te perbashket qe del mbi cdo interes tjeter, rrjedhimisht nga nje gabim i vogel. "Interesi per te larguar regjimin aktual, permes votes se lire me 28 qershor, i cili u rikthye ne drejtimin e vendit aksidentalisht per shkak te percarjes 4 vjet me pare. Me vjen mire qe me propozojne koleget, qe jo vetem ndermoren kete iniciative, por qe vazhdojne te jene te vendosur dhe te hapur per te punuar per nje front opozitar te se majtes progresiste te bashkuar ndaj regjimit te vjeter te Berishes", deklaroi Nano. Ai theksoi ne menyre te vecante, se nuk i ka nderprere takimet me socialistet dhe mesazhi shqetesues qe vjen nga te kater anet e territorit te Shqiperise, eshte pikerisht mbeshtetja dhe cuarja perpara e kesaj lloj fryme dhe bashkepunimi, midis lidereve te se majtes. "Une jam ketu edhe ne emer te socialisteve dhe shpresoj se lideret e radhes, do te kuptojne perpara dhe pas 28 qershorit, nuk mund te ndertohet nje karriere me percarje, nuk mund te ndertohet asnje e mire e vendit ne gjendjen e foshnjerise te sotme politike", nenvizoi ish-kryesocialisti, duke iu referuar liderit aktual te Partise Socialiste. Me tej, ai sqaroi se e ka mirepritur ftesen per kete takim, per shkaqe qe lidhen ne menyre organike dhe te njohura me gjithe karrieren e tij politike. "Angazhimi im ne vite ne spektrin e majte dhe ne krye te PS, ka qene dhe mbetet bashkerendimi i kontributeve, bashkimi i se majtes", perfundoi fjalen Nano


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›