E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia: Prioritet, Integrimi ne BE i Ballkanit Perendimor

Rozeta Rapushi

Integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian, ku ben pjese edhe Shqiperia, do te jete prioriteti i Suedise, shteti i cili merr me 1 korrik Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem suedez, Karl Bild, siguroi dje se "integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor, ne bllokun e 27 vendeve te tjera, do te jete prioriteti kryesor i kesaj Presidence". Nderkohe qe kryesuesja e radhes e BE, pret perparime ne liberalizimin e vizave per Ballkanin Perendimor. Ministri i Jashtem suedez Bild, gjate paraqitjes se planit per kryesimin e radhes se BE-se deklaroi se vendi i tij do te punoje jo vetem per zgjerimin e unionit me Kroacine dhe Turqine, por edhe per ceshtjen e liberalizimit te vizave per shtetet e Ballkanit Perendimor. "Sesa shpejt do te ecin shtetet per ceshtjet teknike lidhur me liberalizimin e vizave, varet prej tyre"', theksoi Bild. Por nga ana tjeter, Bild beri te qarte se vendi i tij, nuk ka ndermend aspak te nderhyje ne mosmarreveshjet qe kane lindur mes Kroacise dhe Sllovenise. Mosmarreveshje te cilat sipas tij, rrezikojne seriozisht anetaresimin e Kroacise ne familjen evropiane. "A kemi nder mend te bejme dicka per kete problem? Pergjigja eshte Jo", tha shefi i diplomacise suedeze. Sipas tij, tashme eshte koha qe te kete nje reflektim mes dy vendeve, pasi mosmarreveshje te tilla do te krijojne probleme ne anetaresimin e Kroacise.

"Pergjegjesia per zgjidhjen e mosmarreveshjeve dypaleshe, mbetet tek vete vendet respektive", tha Bild. Ndonese Kroacia eshte nder vendet e Ballkanit qe ka shanset me te mira per t'u anetaresuar ne BE, problemi qe ka me Sllovenine lidhur me ceshtjen e kufirit, por dhe mos dorezimi i nje sere dokumenteve te kerkuara nga Gjykata e Hages per kriminelet e luftes, po e pengon kete anetaresim. Per sa i perket Serbise, Bild theksoi se ka bere perparime thelbesore ne bashkepunim me Hagen. Ne pergjithesi, kreu i diplomacise suedeze, u shpreh se eshte shume e rendesishme qe te gjitha vendet e Ballkanit te ecin perpara, drejt integrimit te vendit. Nje lajm ky pozitiv edhe per Shqiperine, e cila ne prill te ketij viti paraqiti kerkesen per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Prej kohesh, Bashkimi Evropian po leshon sinjale pozitive per integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor. Megjithate, Shqiperia eshte paralajmeruar jo pak here nga perfaqesues te larte te BE-se, se duhet te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme si nje nga kushtet kryesore per ecjen e saj drejt integrimit ne familjen evropiane. Per kete arsye, BE dhe strukturat e tjera nderkombetare po monitorojne ne detaje pergatitjen e zgjedhjeve si dhe realizimin e tyre me 28 qershor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›