E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Dita e zgjedhjeve, jo beteje por feste

Presidenti Bamir Topi, u beri dje apel te gjithe krereve te institucioneve, per te dhene kontributin ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Pak dite para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, kreu i shtetit, zhvilloi nje takim me drejtues te institucioneve kushtetuese, ku iu kerkoi "ndihme" per te bere nje hap para dhe jo pas, ne keto zgjedhje. "Ne, duhet te tregojme tek te gjithe qytetaret, se do t'u garantojme atyre nje klime te qete parazgjedhore, nje klime te qete zgjedhore dhe pas zgjedhore. Zgjedhjet e dates 28 qershor, jane nje etape e rendesishme e nje testi te demokracise. Ne deshirojme qe te japim nje mesazh, ne radhe te pare per shoqerine shqiptare, se dyti per partneret nderkombetare, qe cdo dite e me shume ne te konsolidojme institucionet e Shqiperise, institucionet e pavarura, te cilat dine te bashkepunojne shume mire me pushtetin politik", u shpreh Topi. Ai kerkoi gjithashtu me shume korrektesi nga te gjithe, ne diten e zgjedhjeve. Per Presidentin, pavaresisht se kush do te jete fituesi apo humbesi, rregulli i demokracise kerkon qe pushtetet politike te bashkepunojne dhe te japin nje mesazh shume te thjeshte per qytetarin. Mesazhin qe dita e zgjedhjeve, nuk eshte nje dite beteje. "Dita e zgjedhjeve, per nje vend demokratik, per nje vend evropian, nje vend i cili aspiron qe te jete shume shpejt ne Bashkimin Evropian, te jete dite feste, por mbi te gjitha eshte mjaft i rendesishem administrimi i situates edhe ne periudhen pas zgjedhjeve", theksoi Topi. Presidenti shprehu bindjen, se pavaresisht nga episode te pakendshme, ne pergjithesi situata ka kaluar e qete. Topi beri thirrje gjithashtu, per garantimin e sigurise publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›