Rama- bizneseve: Protestoni kundër rritjes së taksave
Gjatë bisedave me pronarët Rama tha se "dhjetra biznese të vogla janë drejt falimentimit pasi nuk arrijnë dot të paguajnë taksat e vëna nga qeveria".
Rama u shpërndau biznesmenëve edhe disa ftesa, për të marrë pjesë nesër në protestën e bashkive që do të organizohet në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Të zgjedhurit vendorë të Partisë Socialiste, kryetarë të bashkive dhe komunave, organizuan në 15 nëntor një protestë përpara Kryeministrisë, ku i kërkuan qeverisë të moscënojë pushtetin vendor.
“Biznesi i vogël kërcënohet nga një falimentim masiv në janar për shkak të një mase, që është kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit për autonominë vendore, që kalon të gjithë biznesin me xhiro mbi 5 mln lekë në vit me TVSH dhe tatim fitimi njësoj si të ishte biznes i madh”, u shpreh Roma.