E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama- përballje shkatërruese me Berishën tek fondacioni gjerman

Rama- gjermanëve me humor: Nëse ju zë kriza, na bie barra tu ndihmojmë se jemi vendi i dytë në botë me rritje ekonomike pas jush, sipas kryeministrit që sapo foli

Edi Rama dhe Sali Berisha janë përballur pak çaste më parë tek një konferencë e organizuar nga fondacioni gjerman Fridrish Ebert. Edhe pse ishin ftuar secili të fliste më vete, Berisha kërkoi të fliste i pari pasi nuk kish shumë kohë. Në fjalën e tij nënvizoi arritjet e Shqipërisë dhe bashkëpunimin gjermano- shqiptar. Më pas e mori fjalën Rama, i cili falenderoi organizatorët për takimin dhe temat e diskutuara aty. Ai citoi ambasadoren gjermane që i ka vlerësuar zgjedhjet e fundit si një pikturë e Pikasos, legjendarja Guernika. Rama tha se Guernika përfaqëson shpirtin rebel të piktorit spanjoll ndaj një pushtuesi shkatërrues.

Në fund Rama i kërkoi fondacionit të ofrojë sërish ndihmë për Shqipërinë, duke shtuar se shpreson të mos shkojnë në Berlin fjalët e Berishës se Shqipëria është ekonomia e dytë më e fortë pas Gjermanisë.

Rama iu drejtua mysafirëve gjermanë, mes të cilëve kish ministra dhe deputetë, duke ju kërkuar që pavarësisht krizës ekonomike, Gjermania të mos pakësojë fondet për Shqipërinë. Jo për gjë, tha Rama, por do të na bjerë barra tu ndihmojmë nëse jeni në krizë pasi sipas kryeministrit tonë jemi vendi i dytë në botë pas jush për rritje ekonomike.

Batuta shkaktoi të qeshura në sallë dhe Berisha humbi qetësinë duke kapur mikrofonin dhe duke bërtitur editorial, editorial. Ai u fiksua nga kamerat i skuqur dhe i shkatërruar në fytyrë.

Duke parë ndërhyrjen e tij, Rama ka thënë se Berisha kujton se është në parlament ku mund të ndërhyjë vend e pa vend. Pasi është kthyer në vendin e tij, ambasadorja gjermane ka tentuar dy- tre herë të mundësojë një shtrëngim duarsh mes Berishës e Ramës, por asnjëri nuk është afruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›