E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzojnë takimin, Rama dhe Berisha si japin dorën njëri-tjetrit

As këmbëngulja e ambasadores gjermane, për një shtrëngim duarsh midis liderit të opozitës Rama dhe atij të maxhorancës Berisha, nuk ka bërë të mundur të paktën formalisht këtë xhest që këtë herë dy liderët patën një refuzim gati-gati fëminor. 20-vjetori në Shqipëri i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” ka bashkuar së bashku dy liderët e politikës shqiptare. Kriza politike dhe debati i gjerë për ceshtjet e integrimit nuk ka qëndruar jashtë vëmendjes së kreut të opozitës Rama, i cili ndryshe nga rivali i tij Berisha, ka përsëritur edhe njëherë çështjet e politikës së ditës duke deklaruar se Shqipëria është në krizë të thellë dhe rrezikon të humbas shansin për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
 

“Shqipëria rrezikon integrimin, kjo duket qartë dhe vendi ynë ndodhet në një moment të vështirë. Përballemi me rrezikun e dështimit të përsëritur”, tha kryesocialisti, duke saktësuar se PS është e angazhuar për të bërë gjithshka sa i takon.

“I njoha miqtë tanë me kursin më të ri të PS-së. Zgjedhjet e ardhshme, nuk duhet të ngjajnë me të kaluarën. Ne jemi gati të bëhemi pjesë e procesit demokratik, ndonëse vendi ndodhet në një situatë të ëvshtirë”, tha me tej Rama.

Nga ana tjetër, debati i politikës së ditës dhe krizës, nuk ishte pjesë e fjalimit të Kryeminsitrit të vendit Berisha, i cili nga ana e tij nënvizoi rrugën e drejtë që po ndjek Shqipëria drejt integrimit në BE si dhe reformat e gjera që janë ndjekur dhe do vijojnë të ndiqen.
Nga ana e liderit të opozitës Rama, nuk kanë munguar as ironitë në drejtim të rivalit të tij politik, Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›