Kukan: Zhvillimet në Kosovë, ndikim për të ardhmen Europiane
Forcat politike në Kosovë duhet të sillen me përgjegjësi, në mënyrë që të mos dëmtojnë mundësitë për ti treguar botës, se Kosova është shtet i demokracisë së qëndrueshme.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radio Kosovën, europarlamentari Eduard Kukan, ndërsa konfirmoi se institucionet e BE-së po përcjellin nga afër zhvillimet në Kosovë.
Për të, përplasjet në skenën politike duhet të bëhen në mënyrë demokratike, pasi në të kundërt sjell dhe efekte negative, të cilat rrjedhimisht dëmtojnë aspiratat e Kosovës.
Mendoj se është shumë e rëndësishme që zhvillimet e brëndshme politike në Kosovë, të bëhen në mënyrë demokratike sepse gjithçka po përcillet shumë afër prej institucioneve të Bashkimit Europian. Pra, zhvillimet në Kosovë kanë ndikim real në aspiratat e saj për të ardhmen Europiane, tha Kukan.