Berisha: Rama i sëmurë, paratë e rrugëve, rrush e kumbulla me Koçon
Tiranë- Partia Demokratike mblodhi pasditen e së shtunës konventën për Shqipërinë e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit zoti Sali Berisha tha se prioriteti i qeverisë në katër vitet e mandatit të ardhshëm, është infrastuktura rrugore, si dhe do të bëhet gjithçka për të zhvillimin e Shqipërisë.
Shqipëria me infrastukturën moderne do bëjë të mundur shfrytëimin e pasurive të saj përrallore në çdo qytet, fshat, komunë. Vite më parë, Shqipëria dergjej në kthetrat e shokëve socialistë, në pak vite e shndërruam energjinë në shtyllën kryesore të qeverisë sonë, në pak vite ndërtuam qindra ujësjellësa , mbi 1300 shkolla e do ndërtojmë çdo shkollë, mbi 11 mijë km rrugë në katër anët e shqipërisë,-u shpreh kryeministri.
Duke derdhur një lumë sharjesh mbi liderin e opozitës Edi Rama, Berisha ju përgjigj atij mbi akuzat për shtrimin e rrugëve. Sipas shefit të qeverisë, Shkodra u tall me Ramën, kur tha se në këtë qark janë ndërtuar vetëm 600 km rrugë ”
Ti shok në autobus dua të them dy fjalë, në Shkodër u the se janë ndërtuar gjithsej 600 km, po kur Shkodra qeshi dhe u tall me ty se nga ura e Drinit në Fierzë deri në Veliopjë, janë ndërtuar mbi 900 km rrugë, nga autobusi yt, shpike shifrën tjetër 1500 km rrugë, mjeran, i shkretë i padijshëm nga punët shtetërore,-tha ai.
Ndërsa theksoi se paratë që ka marrë në kohën kur ka qenë në krye të bashkisë, sipas Berishës, Rama i ka bërë rrush e kumblla me Koçon:
ke qenë kryetar bashkie, o piktor i dështuar, e ke lënë qytetin tonë me 250 km rrugë e rrugica të paasfaltuara, por mësoje ktu: njeri i shkretë, i varfër i mjerë se çdo rrugë ndërtohet me një projekt, mbi një preventiv, se çdo preventiv zbatohet me një financim, dhe se vetëm FSHZH-ja, o shoku i autobusit, me 320 mln dollarë, ka ndërtuar km për km, 1520 km rrugë, mësoje, o piktor i dështuar, se Fondi Shqiptar i Rajoneve dhe grantet konkuruese gjatë viteve të qeverisë sonë, kanë marrë për rrugë shkolla e ujsjellsa 1 mliliardë e 50 mln dollarë, dhe ti je nga ata që ke marr jo pak, po i bëre rroga e rrush e kumblla me Koçon dhe e ke Tiranën pa rrugë, shifrat e financave janë të qarta e të sakta si rrezja e diellit, se ato nuk lëvizin me çantat e Koços e valixhet e Fidelit. Shqiptarët kanë një Drejtori të Përgjithshme të Rrugëve, një ministri të Punëve Publike, e cila ka investuar në rrugë, 10 herë më shumë se FSHZH-ja.
Berisha gjithashtu tha se Rama është i sëmurë nga kromofobia: Ndaj duke parë se je realisht i sëmurë nga rrugët, se unë jam mjek, dhe e kam të thjeshtë të kuptoj, të ka zënë kromofobia, mendova të të ftoj 2-3 herë të inagurojmë së bashku, por druaj se kjo punë stë ka nxjerrë nga gjendja. Rri në autobus ne do shtrojmë rrugët, çdo km rrugë të këtij vendi,- tha Berisha.
Berisha tha se rruga e zhvillimit për Shqipërinë është e vështirë, por në këtë rrugë ne kemi kapur staconet më kapitale, më kryesore, e stacionet krysore të zhvillimit, janë të qytetarit, foshnjeve shqiptare e jetës së shqiptarëve,- tha kryeministri.
Konventa e PD-së, u çel nga numri dy i PD-së, Astrit Patozi, i cili duke sjellë në vëmendje arritjet e mazhorancës ndër vite, theksoi se PD nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të barabarta në Bashkimin Evropian.