E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 23 qershori më i rëndësishëm se 92-shi, mbyllim epokën e rrënimit

ramaKoplik- Kryetari i Partisë Socialiste është ndalur sot pasdite në Koplik, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputet në këtë zonë. Ai ka kërkuar votën e qytetarëve, duke premtuar më shumë zhvillim dhe ulje taksash pas 23 qershorit. Rama deklaroi se Partia Socialiste, do të qëndrojë përkrah qytetarëve pas 23 qershorit.

Ne nuk tregojmë përralla. Ne zotohemi se ne do ti japim Malësisë së Madhe një qeveri që do të jetë krah për krah me ju. Zotohemi se hallet e familjeve të zakonshem të familjes janë dhe të qeverisë. Problemet e njerëzve janë probleme të qeverisë. Shpresta e këtij poulli që kërkon të jetojë me punë të ndershme do të jetë shpresa jonë. O me një pushtet të gjatë, o me një qevri në krahë. Zgjedhja e 23 qershorit është e qartë ose rrënim dhee rritje të papunsisë, me rritje të krimit, me falimetim të dyqaneve dhe uqshqimoreve që e kanë lakun në fyt po njerëzint shënojnë emrin për të marrë disa rriska bukë. Me shëndetësinë e kalbur. Me spitalet që duke filluar nga polici kërkojnë lëke. Ose rrugën e rilindjes me punësim, me ule taksash për 95% të shqiptarëve,- tha ai.

Më tej Rama tha se këto zgjedhje janë mjaft vendimtare. Ai u shpreh se ato janë të njëjta me zgjedhjet e vitit 1992, pasi aty vendoset fat i shqiptarëve, sipas tij.

Nuk është votë për një parti, por votë për dy fytyra të ndryshme të jetuari. Nuk është votë për një flamur, por për të ndarë, a e duam shëndetësinë sipas xhepit apo falas. Fals për të pasurit dhe të varfërit. Për ata që jetojnë në qytet apo fshat. Votë për të vendosur në e duam arsimin, me standarde evropiane. Që fëmijët të mos jenë qytetar të dorës së dytë në BE. Vota është e rëndësishme sa zgjedhjet e viti 1992. Të mbyllim një epokë të rrënimit, mashtrimit. Hapim epokën e rilindjes. Nxitjen e kokurrencës,- tha ai.

Më tej Rama i është kundërpërgjigjur kryeministrit, duke thënë se ngjyra mavi nuk la lidhje me Partinë Socialsite, duke shtuar se kryeministri lëviz me makinë të blinduar, me antiplumb dhe ruhet nga 200 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›