E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Pse i votove tani tre ligjet? Mashtrove qytetarët e Fierit

berisha-34343Krujë- Kryeminsitri Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Krujës ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të PD-së në këtë qytet. Duke premtuar më shumë investime, rritje pagash dhe pensionesh, kryeministri ka folur mbi votimin e treligjeve sot në Kuvend. Ai ka kërkuar shpjegime nga kryesocialisti Edi Rama se pse i votoi tani tre ligjet, ndërsa tha se gjithçka e bëri ëopr interesa personale.

Zoti Edi Rama, me një akt nga më të pa përgjegjashmit bllokoi statusin e vendit kandidat. A mundet një shqiptar të bënte këtë që bëri Edi Rama për 236 ditë. I shtroj pyetjen. Çfarë ndodhi që i votove sot pas 236 ditësh. A nuk thatë ju se po i bllokojmë për Fierin. Çfarë do u thuash sot qytetarëve të Fierit se nuk kishe asnjë motiv, por spekullove me emrin e tyre për interesa personale. Alternativa tjetër është alterantivë e mashtrimi dhe më falni por, çdo ditë del e thotë 95% e shqiptarëve pa taksa. A mund të imagjinoni ju një vend të lirë, komb të lirë, që mund të jetojë në kurriz të 5% të qytetarëve të saj? Shoku beson se mund të mashtrojë qytetarët në moton, çmë duhet mua çfarë them unë. Rritësi i tmerrshëm i taksave mashtron për uljen e tyre,- tha kryeministri.

Më tej shefi i ekzekutivit deklaroi se ndryshimet mes dy forcave politike janë të qarta, duke thënë se në katër vitet që vijnë demokratët do ti japin vendit statusin kandidat të integrimit në Bashkimin evropian.

Alterantivat janë të ndara. Alternativa jonë është rruga e integrimt. Së shpejti do marrim statusin e vendit kandidat. Do hapim negociatat për vend anëtar në BE. Sëbashku me ju, me heqjen e taksës mbi makinerinë dhe çdo gjë tjetër për podhimin, i dhamë bizneseve një shtytje të fuqishme. Kjo do të shoqërohet me dhjetra vende pune. Ne tërhoqëm 4 mld dollarë, në katër vitet që vijnë ne do tërheqim investime të huaja 400 mln dollarë,- vijoi ai.

Në vijim Berisha u zotua se do të asfaltojë çdo rrugë në qytetin e Krujës, ndërsa premtoi se në dy vitet e para të mandatit tjetër do të ndërtojë rrugën që lidh Krujën me Tiranën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›