E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Votimi i 3 ligjeve akt pozitiv, statusi në dhjetor varet nga zgjedhejt

TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka përshëndetur sot votimin e 3 ligjeve të integrimit në Kuvend. Në rolin e iniciatorit për votimin e këtyre ligjeve, Meta tha se parlamentarët shqiptarë regjistruan sot një akt të rëndësishëm për vendin që i hapin rrugën statusit të vendit kandidat. 

“Kuvendi shënoi sot një akt të rëndësishëm duke miratuar tre ligjet, që ishte kushti më minimal për marrjen e statusit, duke treguar një akt të përgjegjshëm ndaj të ardhmes europiane dhe partnerëve ndërkombëtarë. Të tregohet më shpesh fryma e bashkëpunimit politik në interes të qytetarit”, tha Meta. 

Sipas tij, Shqipëria është tashmë shumë praën marrjes së statusit kandidat në BE, por sic theksoi Meta, test I rëndësishëm mbeten edhe zgjedhjet e 23 qershorit. 

“Pa asnjë diskutim që ne jemi shumë pranë marrjes së statusit, minimumi i domosdoshëm tashmë është realizuar. Së dyti mbetet test kyç mbarëvajtja e zgjedhjev të 23 qershorit. I ftoj të gjithë të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, brenda dhjetorit do marrim statusin. Kjo e sotmja ishte ngjarje pozitive, në kulmin e fushatës tregon se mund të gjendet kompromisi në të mirë të vendit, pavarësisht retorikave është dhënë një mesazh shumë pozitiv”, tha ai më tej. 

Pavarësisht ngërçit në KQZ, Meta u shpreh se më 23 qershor politika ka mundësi të arrijë standardet e kërkuara.
“Të respketohet kodi, të evitohet gjuha e denigrimit në fushatë, të tregojmë një nivel më të lartë si politikanë, të kemi standard më të lartë komunikimi me njëri-tjetrin, besoj se në këtë drejtim janë të gjitha mundësitë që zgjedhejt e 23 qershorit të arrijnë standarde të mira pavarësisht KQZ. Kemi mundësi të ecim përpara, më shpejt”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›