Meta: LSI pro amnistisë fiskale për biznesin, por jo kur bëhet për fushatë
TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar sot se LSI është pro një amnistie fiskale për biznesin, por kërkoi realizimin e saj pas konsultimeve të gjëra me këtë komunitet. Sipas Metës, nuk duhet të bëhen ligje të nxituara vetëm për fushatë.
“LSI është pro një amnistie fiskale për biznesin, por kjo duhet të realizohet pas konsultimeve të gjëra me grupet e interesit, nuk duhen bërë ligje të nxituara për qëllime elektroale, por një ligj i menduar mirë, që cliron potencialet e biznesit”, tha Meta gjatë një conference të përbashkët me përfaqësuesit e BiznesAlbania, të cilët I dorëzuan sot zyrtarisht kreut të LSI-së librin e propozimeve, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Nga ana e tij, kreu i LSI-së ka premtuar një partneritet të ri mes shtetit e sipërmarrjes, për një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë.
“Shpreh angazhimin për të kontribuar në përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, respektimin e ligjeve dhe akteve të tjera për të konsolisduar një parteritet të ri mes shtetit e sipërmarrjes”, “Kjo, tha Meta, është vendimtare për përmirësimin e ekonomisë së vendit, për mbarëvajtjen e biznesit, për gjallërimin dhe nxitjen e tij. I konfirmova zotit Bregasi që do vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë në këtë drejtim, sipërmarrja duhet parë pa ngjyrime politike dhe partiake. Politika ka për detyrë t’i kthejë besimin sipërmarrjes së lirë, për të cuar para inicativat e tyre, për të hapur vende të reja pune, që do ndikojnë në rrtijen ekonomike të vendit”, tha ai.
Kreu i BiznesAlbana, Luan bregasi nga ana e tij u shpreh se këto propozime do t’ua dërgojë të gjitha partive të tjera që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa u shpreh i gëzuar që LSI I ka mirëpritur ato.
“Ju përgëzoj si inicartorin e hapjes së rrugës për 3 ligjet, kjo e sotmja është një ditë e shënuar. Dëshiroj t’ju falenderoj që treguat respekt për biznesin dhe shoqatën tonë. Këtë praktikë që po e nisim me LSI do e bëjmë edhe me partitë e tjera në garë, për të treguar që ne pranojmë propozimet e partive që garojnë në zgjedhje. Zoti Meta shprehu mbështetje totale dhe na premtoi se nëse LSI do jetë në pushtet paketa jonë do shndërrohet në kontratë të detyrueshme dhe zbatueshme për komunitetin e biznesit. Meta është i ndjeshëm ndaj biznesit, na premtoi që propozimet tona do jenë kontrata e politikës së ardhshme me sipërmarrjen private”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)