Rama: 23 qershori s’është ndeshje futbolli, me votën luani me jetën tuaj
TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi gjatë ditës së sotme bashkëbisedime me qytetarët e Tiranës në disa zona të kryeqytetit. Në mbrëmje ai u ndal në Shkozë, ku iu përgjigj shqetësimeve të qytetarëve, duke i siguruar ata për legalizimin e banesave, për rritjen e punësimit, uljen e taksave, shërbimin shëndetësor falas dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Jam mësues, pjesë e këtij komuniteti. Kam dy mastera në fushën e arsimit dhe jam pa punë. Jam pushuar nga puna se kam qenë komisioner i PS dhe më ka thënë Tafaj se më ke vjedh votat.
Doli një komisioner i PS që vjedh vota? Myqeremi kur humb thotë mi vodhën.
Unaza e kryeqytetit, a do të vijë këtej?
Kush unazë ato që thotë Luli në televizor. Nuk vjen ajo, është sa për televizor. Këtu ka shumë demokratë, jeni lodhur duke i dhënë votën po çfarë ju ka bërë. Po i japim votën se ai është nga veriu, kjo është pa kuptim sepse vota është për shërbime dhe jo nga je. Po të jetë puna kështu, stërgjyshërit e mamasë time kanë zbritur nga Mirdita. E keni dëgjuar Koleka, Koleka, ka qenë Kol Leka. Çdo me thënë kjo, meqë po dal unë nga Mirdita duhet të ma jepni votën mua. Vota nuk është me shku symbyllur pas atij që është nga krahina jote se kur i shkon mbrapa thotë këtë e kam në dorë unë. Zonat që i japin votën Saliut janë më të prapambetura, sepse thotë këta i kam në xhep, pse të mundohem unë për këta. Sepse nuk i sheh njerëzit si njerëz, por si zgjedhës. Tregon përralla, kush ti hajë ti hajë. Ne kemi një program, disa bindje, një eksperiencë. Ju themi, doni legalizimin e shtëpive. Marrim 8 vjet, pse nuk u bënë legalizimet, që kanë qenë premtimi bazë me të cilin ju kanë ardhur juve. Tani kanë çu ca me metër dhe ju masin shtëpitë. Hajde nxitoni tani. Ato Shaban tapitë janë pa asnjë vlerë. Se i keni marrë ju thotë hipoteka nuk bëhet. Legalizimi nuk duhet që shtëpia të mos prishet, se Enver Hoxha të ngjallet, shtëpitë nuk i prish dot. Shtëpia duhet të kthehet në kapital. Gjithçka keni pas i keni hedhur tek ajo shtëpi, dhe nëse ke titullin e pronësisë shkon në bankë dhe thua unë kam një kapital, a mund të më japësh një kredi që unë të hap një dyqan, të mbjell ullinj. Këto nuk janë përralla, por historitë e vendeve që i kanë kaluar këto procese. Brazili ishte në uri dhe sot është një nga superfuqitë ekonomike, sepse një nga pikat që u kapën shumë fort ishte futja e këtyre kapitaleve në ekonomi. Vetëm Saliu shpik gjëra që bota nuk i ka bërë, ne shohim eksperiencat më të mira dhe mundohemi ti realizojmë. Ligjin e parë për legalizimet e kanë bërë socialistët, Saliu ka bërë vetëm çorap. Ka futur duart tek ligji për fushatë. Meqë thotë hajde shkojmë përpara, ku të shkoni, përpara për nga, ec kot, po mirë dakord.
Lagjia jonë është e regjistruar në minibashkinë 1 dhe atje votojmë, ndërsa si lagje nuk figurojmë as në minibashkinë 1 as në Farkë. Ku do të marrim përgjigje në minibashki apo komunë?
Është i vetmi vend në Europë ky i Saliut, që ti voton andej dhe varesh këtej. Se për çfarë voton ti këtë hajde gjeje. Vota është që unë votoj që ti të më shërbesh. Është një gjendje që është gjithë periferia e Tiranës. Rreth e rrotull Tiranës është e njëjta gjë. Ju jeni as këtej as andej. Kjo nuk ka ndonjë filozofi të madhe, këtë do ta zgjidhim.
Unë jam mjeshtër sporti dhe rri pa punë, në vendin tim punojnë ca me shkollë të mesme.
Këto histori janë të panumërta. Mjeshtër sporti që endet rrugëve dhe bastexhi që japin sport. Kemi takuar në Zall Bastar e kishin hequr mësuesin e historisë dhe ishte njëri që i binte fizarmonikës. Ky sistem është ndërtuar për zgjedhje. Më mori në telefon doktor Hasan Ceni, që është personalitet në Burrel, dhe më tha ishte Saliu në Burrel, më tha kam ngel vetëm unë dhe roja në spital të gjithë kanë ikur në miting. I thashë unë dhe pacientët i kanë çuar në miting? Të vijë njeri në urgjencë tha duhet ta marr në krahë unë me rojen. Nëse nuk heqim partinë nga kjo punë, prap tek kjo punë ngelemi. Kemi vendosur që çdo shkollë, do tu themi prindërve ndërtoni asamblenë e prindërve dhe zgjidhni ju 3 përfaqësues, apo 4 apo 5, që do marrin pjesë në komisionin që do zgjedhin mësuesit bashkë me përfaqësuesit e qeverisë. Çdo mësues do dali përpara me CV dhe pa marrë votën e prindërve, mësuesit nuk do hyjnë në shkollë. Çfarë do sjelli kjo, të paktën te mësuesit e fëmijëve të gjithë prindërit nuk do sillen si zgjedhës, por si prindër. Do shohin a është mësues a të shkojë në shkollë njëherë përpara. Shkolla duhet të kthehet në një pikë që të angazhojë gjithë komunitetin, mësues, prindër, qeveri.
Jam pensionist marr 140 mijë lekë. Energjia këto, si ti paguaj unë i shkreti?
Sala thotë gjëra që nuk i bën dot por i thotë, ne as nuk i themi dot. Ai thotë unë kam rritur rrogat e mësuesve. Dakord, po ti marrësh si lek që hyjnë në xhep është e vërtetë. Por me këto lekë blejnë më pak ata, sepse janë rritur çmimet deri në dyfish e më tepër akoma. Ne kemi një plan për të ulur taksat për 95% të shqiptarëve. Ai mërzitet, s’ka mundësi thotë. Por kjo është e vërteta. Një polic që merr 300 e ca mijë lekë paguan më shumë se Saliu, ka kuptim kjo? Një infermiere paguan më shumë taksa se ministri i Shëndetësisë, mund të funksionojë kështu. Ne themi jo. Do ulim taksat për 95% të shqiptarëve. Ata që janë në punë , kushdo që merr nën 1.5 mln lekë do përfitojë nga ulja e taksave mesatarisht 40 mijë lekë në muaj, dhe në fund të vitit do ketë mesatarisht një rrogë më shumë, vetëm nga ulja e taksave. Do ulim taksat dhe për ata që nuk janë në punë, se në çdo kokërr vezë, gotë qumësht, kile vaj, miell, ka 20% taksë. Ne taksat do t’i bëjmë 0 tek ushqimet bazë. Energjia, kush paguan, paguan dhe për ata që nuk paguajnë. Ju pensionistet nuk vidhni energji, i paguani siç ju vjen. Ata thotë këta paguajnë janë të urtë, rrasja. Dhe tek fatura e energjisë ka 20% taksë, do ta bëjmë 6%. Taksat e fshatit, i propozuam para 1 viti Saliut hiqe taksën 20% për makineritë prodhuese, hiqe se po kthehet parmenda, po dalin kënetat. Jo, e bëmë dhe ligj e çuam në kuvend, votuan kundër dhe kur u afrua fushata e nxori si idenë e vet. Do ta çlirojmë fshatin, do ta heqim dhe e hoqi. E hoqi por se hoqi, se bëri një listë tha kush do të blerë makineri do t’i blejë tek filani dhe filani. Se po tu bë ves ajo punë do kudo. I pëlqen leku, i pëlqen shumë. Tek nafta, u tha fermerëve votoni për mua se do tua bëj naftën 400 lekë, 800 leke bëri vetëm taksën. Janë edhe gënjeshtarë, edhe të paaftë. Fakti i thjeshtë është ky, të kam dhënë votën zotëri, me ke premtuar legalizimin, ku e ke, më ke premtuar infrastrukturën, ku i ke, i themi nxirr rrugët. Shko në Kosovë, jepi policit bakshish dhe e shikon të merr bakshishin apo të çon në polici. Shkoni në spital atje, shikoni bujqësinë e me radhë. Shtet shqiptar, 5 vjet shtet. Rrugët shkoni matini tha se ne s’kemi kohë, po punojmë. Keni harxhuar lekët sa për 10 mijë e 400 km dhe keni vetëm 1400 km. I paskeni fut ne xhep. Është dita për të shkuar në zgjedhje, harroni çfarë tesere keni në xhep. Duhet të thoni çfarë duhet të investoj unë me votën time. Zgjidhni e merrni, doni punë, pushoni Salën nga puna. E keni vënë atje që t’ju gjejë punë. Për çfarë mbani në punë atë, hiqeni nga puna atë dhe gjeni punë vetë. Me LSI nuk jemi dakord në një pikë, ne themi karrigen ta marri por me 1 euro, jo falas. Me një euro ta çojë karrigen në shtëpi. Kjo nuk është ndeshje futbolli, këtu luhet me jetën tënde. Thoni t’ja japim votën atij, se na vjen ai komunisti. Unë komunist? Ky antikomunisti! Unë me Ditmirin kemi persekutuar njerëz? Po ky çfarë bënte ky, ishte në varkë ky.
Kam një merak për KQZ, çfarë do bëhet?
Për KQZ mos e ki merak, nuk do fitojmë me 10 vota, por me dhjetëra mijëra vota, kështu që Lefteria nuk ka çfarë të bëjë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama tek ‘Don Bosko’: Votoni për atë që ju bën punën, larg ndarjes jug-veri Tiranë, Rama: Kamarierët janë të gjithë me master. Ne garantojmë, Universitet ose zanat