Tiranë, Idrizi: Votoni PDIU që të zgjidhim përfundimisht çështjen çame
TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar pasditen e sotme takimin e radhës elektoral në kryeqytet, me banorët e Njësisë 2 ku u prezantua kandidati për deputeti i Qarkut të Tiranës zoti Tahir Muhedini.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, është ndalur gjatë tek rëndësia e Qytetit Studenti, si vendi ku 23 vjet më parë nisi ndryshimi i Shqipërisë. Me këtë simbolikë, zoti Idrizi i bëri thirrje të gjithë votuesve që sërish nga ky shesh, më datë 23 qershor të nisi rrugëtimi për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame.
“Miq, nga ky shesh 23 vjet më parë studentët nisën betejën e tyre për rrëzimin e regjimit komunist. Le të shërbej ky shesh për të na dhënë fuqi për të çuar akoma më përpara zgjidhjen e çështjes çame. Edhe pse me dy deputet në Parlament, në këto 4 vite Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë shumë për ta vendosur çështjen çame në vëmendje të politikës shqiptare. Ishte fal këmbënguljes sonë që sot ne kemi një Rezolutë për çështjen çame. Ishte fal përkushtimit tonë që e gjithë klasa politike nisi ta ketë çështjen çame në vëmendjen dhe në programet e tyre politike. Miq të gjitha këto që kemi bërë janë një garanci që ne dimë t’i dalim për zot vendit tonë. Ne sot kërkojmë që më datë 23 qershor të votoni numrin 50, të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në mënyrë që në Parlamentin e ardhshëm të kemi 7 deputet, 7 zëra patriot që do ta çojnë drejt zgjidhjes përfundimtare çështjen çame.” – u shpreh zoti Idrizi.
Duke u ndalur tek programi i PDIU-së, zoti Idrizi u fokusua tek zgjidhja e problemit të pronave, duke e cilësuar atë një çështje kombëtare. “Çështja e pronave është një çështje kombëtare. Ne kërkojmë zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve të Çamërisë por kërkojmë njësoj zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri. Ne kemi program të qarte: 1. Të krijohet një autoritet kombëtar i pronave me fuqi ekzekutive ku të bashkohen ALUIZNI, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Hipoteka, Drejtoria e Pronave Shtetërore. 2. Ndryshimin e ligjit të pronave duke sanksionuar kompesimin fizik të pronave aty ku nuk mund të kthehen. Nuk mund të kemi shitje pronash shtetërore në bregdet kur nuk është kthyer prona pronareve. Ky fond të përdorët për kompesim fizik. Plani ynë është i vetmi i qartë që e mbyll çështjen e pronave pa kosto shtesë brenda një mandati.” – deklaroi zoti Idrizi.
Ndërkaq, nga ana e tij kandidati për deputet i PDIU-së për Qarkun e Tiranës, zoti Tahir Muhedini i bëri thirrje të gjithë banorëve të Tiranës por edhe të Shqipërisë që të votojnë numrin 50, pasi me këtë votë ata sigurojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, fëmijët e tyre dhe mbi të gjitha sigurojnë një garanci për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe asaj çame në veçanti.
(m.a/BalkanWeb)