Bode takim me intelektualët dhe korçarët me banim në Tiranë
TIRANË- Ministri i Financave, dhe njëkohësisht kryesues i listës së deputetëve të PD-së, në qarkun e Korçës, Ridvan Bode, zhvilloi sot një takim me intelektualët dhe korçarët me banim në Tiranë.
Sipas Bodes më 23 qershor do të ndodhë një moment i rëndësishëm në jetën e çdo individ në një shoqëri demokratike.
“Më 23 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe unë mendoj, që gjithsecili nga ju, gjithsecili nga, çdo shqiptar në një moment të tillë është e rëndësishme të thotë fjalën e tij, përmes një arsyetimi dhe gjykimi të ftohtë dhe mendoj që ju pjesëmarrës në këtë takim keni urtësinë dhe mençurinë për të gjykuar në mënyrën më të drejtë të mundshme lidhur me atë që ne presim më 23 qershor”, tha Bode.
“Është më mirë për Korçën, për familjet tuaja, për Shqipërinë, që të vijojmë me Partinë Demokratike, e cila ka një program, një projekt, që po e ekzekuton prej dy mandatesh dhe që unë kam bindjen dhe besoj që edhe në gjykimin tuaj, ne po ecim në rrugën e duhur, në drejtimin e duhur, sigurisht me gabime dhe të meta që ndeshen në rrugëtim, por vullneti, dëshira, këmbëngulja jonë janë të drejtuara aty ku është interesi i të gjithëve”, tha Bode .
Sipas Ministrit të Financave, “duhet të mbështesim Partinë Demokratike dhe programin e saj në zgjedhjet e datës 23 qershor, unë do t’ju ftoja që ju të gjithë të bëheni pjesë e këtij angazhimi qytetar dhe të kësaj fushate elektorale. Të bëhemi pjesë dhe të japim kontributin gjithsecili sipas mundësive. Një telefonatë te miqtë e vet, një kontakt me të afërmit e vet, një komunikim i drejpërdrejtë me miqtë, që ju keni kudo që ndodheni do të ishte shumë e dobishme për ne”.
Ne, vijoi Bode, “çmojmë reputacionin tuaj dhe në këtë rast nuk kemi ndërmend të keqpërdorim asnjë, por mendojmë që është detyrë qyterare e civile që gjithsecili të bëhet pjesë e një ane të mirë dhe unë mendoj se ne jemi ana e mirë. Prandaj edhe njëherë duke ju ftuar të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj fushate, të bëheni pjesë e këtij programi dhe projekti që ne kemi si Parti Demokratike, dua t’ju falenderoj paraprakisht që ju do t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes sime”.
(m.a/ata/BalkanWeb)