Rama 3, Kim uron: SHBA presin të punojnë intensivisht për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë dnër të parat që ka uruar qeverinë e re socialiste të kryeministrit Edi Rama. Në një mesazh urimi pas marrjes së detyrës zonja Kim u shpreh se ka nisur mandati i tretë historik. “Urime kryeministrit Edi Rama për nisjen e mandatit të tretë historik. SHBA presin me padurim të punojnë intensivisht me Shqipërinë për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.