Rama: 30% e shqiptarëve, në varfëri të thellë
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverinë se është e paaftë të ulë varfërinë në vendm ndërsa shtoi qeveria po keqpërdor dhe shpërdoron ndihmën ekonomike për arsye të qarta politike dhe elektorale. Duke folur në tryezën për programin e PS-së për politikat sociale, kryesocialisti Rama theksoi se se janë të shumta denoncimet e qytetarëve, të cilëve iu është hequr ndihma ekonomike thjesht sepse ka dyshime që kanë votuar kundër qeverisë.
Sot zyrtarisht ka një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekë në muaj që është e pamjaftueshme, por përtej kësaj, qëndron problemi dramatik i shpërdorimit të kësaj ndihme ekonomike për arsye politike, korrupsionit që e përshkon fund e krye të gjithë procesin e përcaktimit dhe shpërndarjes dhe i qëllimit aspak të fshehur për ta shfrytëzuar të gjithë atë pjesë të popullsisë që jeton me ndihmën ekonomike si aset elektoral, duke e mbajtur në varfëri për ta kushtëzuar me varfërinë, theksoi Rama.
Gjithashtu Rama ka theksuar se varfëria në Shqipëri kap shifrën e 30 përqindëshit ndërsa në disa zona të caktuar ajo kap edhe shifrën e 50 përqindëshit. Varfëria reale në zonat e caktuara të Shqipërisë prek dhe kalon 50 përqindshin ndërkohë që në tërësinë e vetë rretullohet tek 30 përqind. Kjo është e vërteta e shifrave, por shifrat tregojnë pak në krahasim me jetën e vërtetë të shqipëtarëve. Ajo që e përbën programin tonë një bazë për ndryshimin e kësaj e gjendjeje është fakti që të gjitha pjesë e programit janë të integruara në një model të ri zhvillimi ekonomik, social, kukturor dhe padyshim edhe demokratik, ka theksuar Rama.
Ai ka theksuar më tej se programi i ri i PS-së është një model i ri zhvillimi, i cili e shënjestron varfërinë dhe synon të zgjidhë problemet sociale duke i adresuar në kompleksitetin e tyre dhe duke përcaktuar domosdoshmërinë e disa reformave radikale jo vetëm në potikat sociale, por në shëndetësi, arsim, ekonomi dhe padyshim duke parë tek papunësia plagën më të thellë dhe rrënjën që ushqen varfërinë dhe dëshpërimin social.
Kryesocialisti Rama theksoi se është e domosdoshme një reformë totale për të ndryshuar gjendjen e varfërisë në vend ndërsa akuzoi ministrinë e Punës se është kthyer në një konjukturë politike. Ne nuk kemi institucion të Ministisë së Punëve Sociale dhe as politika sociale. Kemi një konjukturë politike, që për të mbajtur në këmbë një konjukturë të tërë me shërbëtorë për qëllime elektorale hedh në lumë taksat që mblidhen në shumicën e tyre nga ata shqiptarë që fitojnë më pak, shtoi më tej Rama./ora-news