E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia rindërtojnë kokën duke përdorur dhjamin e stomakut (FOTO)

Share

Një person, i cili mbeti i dëmtuar rëndë në kokë pasi u përplas me një mur, tani nuk ka më asnjë shenjë. 32 vjeçari Tim Barter theu kafkën, folenë e syrit dhe mollëzën pasi rrëshqiti nga 23 metra lartësi në një tub kullimi.

Por falë një ndërhyrje revolucionare, ai tani nuk ka më shenja. Mjekët në Britani përdorën dhjamin e trupit të tij për të mbushur shenjat e mbetura. Për kafkën mjekët përdorën pllaka titaniumi, kurse për mbushje injektuan dhjamë nga stomaku.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›