E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama do pësojë një disfatë historike. Statusin nuk po e marrim për faj të tij

Share

Si në çdo mbledhje të kohëve të fundit, edhe në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha është marrë gjerësisht me kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, duke hedhur akuza të shumta ndaj këtij të fundit. Sipas Berishës, Rama po pengon integrimin e Shqipërisë, duke shkurtuar kështu ditët e tij në politikë.

Rama zgjodhi momentin për tu vërsulur edhe njëherë duke përdorur traditën e tij primitive, javën që shqyrtohej ecuria e reformave për të shpallur bllokimin. Shpalli bllokimin e reformës zgjedhore në një kohë që nuk kishte vendosur në tavolinë asnjë amendament, kur paraqiti për reformën parlamentare ato kërkesa që kishte hedhur poshtë në marrëveshjen e nëntorit, pasi vendosi dënimin kolektiv që nuk është në asnjë kod tjetër. Këto janë sinjalet, nuk janë ata që partnet tanë presin nga Shqipëria por cili është qëndrimi ynë.  Ne do vazhdojmë pa ndërprerje me reformat në të gjitha fushat ku Edi Rama nuk mund të bllokojë dot. Ai nuk mund të bllokojë procesin e transparencës, mund të bllokojë heqjen e imunitetit. Mëkatarët kanë frikë të heqin imunitetin. Vetëm ai që ka frikë ngë vetja e tij ka frikë nga heqja e imunitetit dhe këtë betejë ne do ta vazhdojmë, ka thënë Berisha gjatë mbledhjes.

Ne do vazhdojmë reformat, tha Berisha, dhe përpjekjet për të arritur standardet në të gjitha fushat, pavarësisht pengesave që ai tha se po nxjerr Rama dhe bllokmenët e rinj.

Këtë çështje do t’ua lëmë shqiptarëve, siç i dhanë një zgjidhje më 8 maj do i japin edhe në qershorin e vitit të ardhshëm. Do ndahemi njëherë e përgjithmonë nga kultura e bllokimit të bllokmenëve të rinj. Ai mendon se mund t’u thotë shqiptarëve ç’të dojë. Ai mund t’u thotë se dita është natë dhe nata është ditë. Pse dalin dy- tre elementë që s’janë në parlament dhe sjellin amendamentet e turpit të dënimit kolektiv, ai kujton se ky është realiteti shqiptar. Çdo ditë që kalon koha e tij në politikë shkurtohet. Po përgatit disfatën më të thellë që ka njohur një njeri në 22 vitet e fundit. E paimagjinueshme të ngrihet njeriu në prag të javës së vendimit dhe të bllokojë me radhë ato që në njëfarë mënyre po ecnin. Doli ashtu siç është, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›