E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: 35 000 familje përfituan nga rindërtimi, plan për 50 000 deri në 2030

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy më sy”, iu përgjigj drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke theksuar se qasja e tij ndaj qytetarëve nuk ka ndryshuar as në periudhë fushate.

“Këmisha është si t’ja presësh vetes,” tha Rama, duke nënvizuar se ai ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve.

“Kur më ke parë që në 12 vite nuk i kam qëndruar popullit mbrapa? Këtu e ke të gjithë historikun tim (duke iu referuar rrjeteve sociale), hape dhe shihe. Asgjë ndryshe s’po bëj tani që është fushatë, zero. Fare, të njëjtën gjë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj,” tha ai.

Sa i përket çmimit të banesave në kryeqytet, Rama theksoi se ky është një treg i lirë dhe jo një çështje që mund të diktohet nga qeveria. “Si e ul unë çmimin për metër katror në Tiranë, kur çmimi është çështje tregu?”

Ai nënvizoi gjithashtu arritjet në ndërtimin dhe rigjenerimin e banesave.

“Është çmim tregu, mor zotni. Si e ul unë çmimin? Ndërkohë që po, ne kemi, – e di sa shtëpi, sa apartamente, kemi ndërtuar nga e para, kemi rindërtuar apo kemi rigjeneruar, e di sa, e di sa dyert janë hapur dhe familjet kanë hyrë në shtëpi, o të reja fare, o të rindërtuara, pra të riparuara, ose të rigjeneruara me sistem kursimi energjetik, etj. 35 mijë e beson dot kë të ti? 35 mijë dyert janë hapur, 35 mijë çelësa janë rrotulluar, për të hyrë në një shtëpi ku me shpenzimet e shtetit kanë përfituar familjet dhe kemi një program për 50 dyer deri në 2030, që ta dish përsëri krejt të reja, të riparuara apo të rigjeneruara me të gjithë sistemin e efikasitetit energjetik, pra me konsum energjetik shumë më të ulët”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›