E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, hyn në fuqi në janar 2026

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ju përgjigj sot sërish pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ndërsa tha se paga minimale do të rritet në qershor të këtij viti dhe do të shkojë nga 400 në 500 euro.

Pyetjes së një qytetari, Rama tha se paga mesatare është 3-fishuar.

“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare, referoju INSTAT-it. Pra, kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme në sektorin publik privat e kishim 322, sot e kemi  830 euro paga mesatare në Shqipëri. Po paga minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro dhe siç e kam thënë dhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do të hyjë në efekt në janar të 2026, ndërkohë që shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale”, tha Rama.

Një tjetër komentues i shkruan Kryeministrit në rrjetet sociale, se në 11 maj “harrojeni se fitoni, Noc Rrokun do të merrni”.

“Do ta shohim se çfarë do vendos populli, kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrë atë që të takon nga 11 maji. Të investosh për pasaportën evropiane të Shqipërisë dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportë merre, dhe atë ta jap unë dhe partia që është aty te kutia me numrin 5”, pohoi Kryeministri.

Ndërsa, një tjetër qytetar u shpreh se Shkodra ka turizëm sepse e ka nga natyra dhe jo nga bashkia. Nga ana e tij, Kryeministri Rama i kujtoi se Shkodra aty e kishte liqenin, Bunën, kalanë, por më parë ishte katastrofë, ndërsa sot falë punës së kryebashkiakut Benet Beci gjithçka ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Po pse numri i turistëve është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme qysh kur Benet Beci mori drejtimin e bashkisë Shkodër? Apo meqë e fituam ne Shkodrën edhe natyra filloi të buzëqeshë!

Për të gjitha ndryshimet e jashtëzakonshme që kemi sjellë, i ka sjellë koha, natyra, pse nuk e pranoni një gjë shumë të thjeshtë: që kur Shkodrën e kishte partia jote, Shkodra ishte katastrofë. Unë dje në Shkodër jam lemerisur.

Shkova të shoh kantierin në shkollën “Ndre Mjeda” në mes të qytetit, shkolla me një trup mësuesish dhe nxënësish shumë të mirë, nxënës që fitojnë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, ishte e pabesueshme që ajo shkollë vazhdon të ekzistojë në mes të qytetit, nuk kanë qytetet e tjera shkollë si ajo. E mbaruar komplet, si kanë qëndruar aty fëmijët dhe më tregon mua e bëri natyra e solli koha. Nuk e solli koha e solli Benet Beci dhe Partia Socialiste. Ti e di po bën si kur se di se ashtu ta do partia, të detyron të flasësh marrina”, nënvizoi Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›