E Martë, 3 Nëntor 2026

Ulet norma e interesit për bonot e thesarit, likuiditet në treg

TIRANË, 27 mars  /ATSH/ Norma e interesit e bonove 12-mujore pësoi rënie në ankandin e kësaj jave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar (norma e interesit) zbriti në 2,7 %, nga 2,73 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në javën e dytë të muajit mars.

Në ankandin e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, u shitën 12 miliardë lekë bono thesari nga 12,6 miliardë lekë të ofruara.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kjo rënie e normës së interesit shpjegohet me likuiditetin e bollshëm në treg dhe me interesin e lartë të investitorëve për të investuar në këto instrumente.

Yield-et e ulëta i detyrohen edhe politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë këtë vit. Norma bazë e interesit ndodhet në nivelin 2,75 %, ndër më të ulëtit në Europë.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›