E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama 8 maji jo si zgjedhjet e 2009-es

Partia Socialiste ka zbardhur takimin e zhvilluar paraditen e sotme mes kreut të saj Edi Rama dhe të dërguarit të BE, Miroslav Lajcak.

Sipas njoftimeve, theksi është vënë fillimisht tek zgjedhjet e 8 majit, për të cilat Rama ka kërkuar garanci për respektimin e votës së lirë.

“Zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë ndryshe nga ato që u zhvilluan në 2009-ën. Duhet të rikthehet besimi i shqiptarëve tek e drejta e votës dhe zgjedhjet e lira”, ka deklaruar Rama.

Më tej, lideri i opozitës dhe zyrtari evropian kanë biseduar edhe për cështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›