E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak: Palët të marrin përgjegjësitë për integrimin

I dërguari i BE-së Miroslav Lajçak u ka kërkuar forcave politike të marrin përgjegjësitë e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve lokale sipas standarteve të kërkuara dhe t`i rikthehen rrugës së integrimit.

Në një konferencë për shtyp Lajçak theksoi se vizita e tij në Tiranë tregon edhe njëherë rëndësinë që kanë këto zgjedhje për Bashkimin Europian.

"Është me shumë rëndësi që Shqipëria t`i rikthehet rrugës së integrimit evropian. Liderët politikë të marrin përgjegjësi për të garantuar progresin e Shqipërisë. Reformat mund të sigurojnë demokracinë, të sigurojnë ligj dhe rend dhe ta afrojnë Shqipërinë drejt BE-së", theksoi Lajçak

Nga ana tjetër ai ka shprehur shqetësimin për mungesën e dialogut politik në vend duke theksuar se mosardhja e tij më parë në Tiranë tregon se nuk ka pasur përpjekje për nisjen e dialogut.

“Gjatë vizitave të mia kam thënë se do të kthehem nëse do të ketë përpjekje të ndershme nga aktorët politike shqiptarë por këtë nuk e kemi parë” theksoi Lajçak.
 

Gjithashtu Lajçak theksoi se Bashkimi Europian kërkon zhvillimin e zgjedhjeve më standarde demokratike në 8 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›